
Ky plan, përveç që ndalon të gjitha platformat e huaja të mediave sociale, vendos kufizime të tjera për përdoruesit. Kjo përfshin identifikimin e të gjithë përdoruesve që përdorin anti-filtra për të hyrë në faqet e internetit që konsiderohen krim. Atëherë, pse regjimi synon të bëjë një gjë të tillë?
Për vite me radhë, regjimi iranian përdori mungesën e mediave masive për të fshehur lirshëm krimet e tij, duke vazhduar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe plaçkitjen e pasurisë kombëtare. Tani në çdo moment pasi regjimi i mullahëve kryen një krim, bota ndërgjegjësohet në lidhje me këtë.
Tani situata ka ndryshuar dhe teknologjia është në shërbim të të gjithë qytetarëve iranianë. Populli iranian mund të informojë dhe të lidhet lehtësisht me Organizatën e Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI / MEK), dhe kjo e ka tmerruar më shumë regjimin.





