
Deklarata përshkruan pesë kërkesa thelbësore:
Së pari- Gjatë kryengritjes së vitit 2022, populli iranian hodhi poshtë plotësisht çdo formë të diktaturës, qoftë monarkike apo teokratike dhe kërkoi ndryshimin e regjimit dhe krijimin e një republike demokratike.
Së dyti- Dënimi i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht shtypja e grave, dhe një thirrje për përgjegjësi për autorët e masakrës së 1988 për krimet e tyre të vazhdueshme kundër njerëzimit.
Së treti- Një thirrje për të gjitha kombet për të mbështetur Planin dhjetëpikësh të zonjës Maryam Raxhavi për një republikë demokratike të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti dhe barazinë gjinore.
së katërti- Dënim i ashpër i veprimeve të regjimit iranian kundër disidentëve iranianë në Ashraf-3 në Shqipëri.
së pesti- Njohja se regjimi iranian ka bllokuar të gjitha rrugët për ndryshim politik, kështu që bota e lirë duhet të njohë të drejtën e popullit iranian për të rezistuar.
së gjashti- Një dënim i prerë i rolit destabilizues të regjimit iranian në Lindjen e Mesme dhe politikave të tij luftarake, së bashku me një thirrje që IRGC të renditet si një organizatë terroriste dhe zbatimin e sanksioneve të naftës kundër regjimit.





