Saturday, July 27, 2024

Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e rezistencës iraniane, takohet me Presidentin Mahmoud Abbas

E diel, 31 Korrik 2016
Të shtunën në mbrëmje, 30 Korrik, 2016, Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e rezistencës iraniane, u takua me z Mahmoud Abbas, Presidenti i Autoritetit Palestinez me te cilin bisedoi për krizën në rajon.

Presidenti Mahmoud Abbas, në takim, përsëriti nevojën për të luftuar fundamentalizmin dhe terrorizmin në rajon dhe e informoi zonjën Rajavi për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, në veçanti në lidhje me iniciativën e Palestinës dhe të Francës.

Znj. Rajavi shprehu mirënjohjen për solidaritetin e rezistencës palestineze dhe liderin e saj me popullin iranian dhe Rezistencen. Ajo përgëzoi qeverinë palestineze në fitoret e saj dhe shprehu shpresën se qëllimi i popullit palestinez do të arrihet. Ajo përsëriti se regjimi iranian është nxitësi kryesor i luftes sektare, fundamentalizmit dhe terrorizmit në të gjithë rajonin, në veçanti në Irak, Siri, Liban, Jemen, dhe Palestinë por ajo shtoi se sot regjimi i mullahëve është në gjendjen e tij më të dobët dhe më të brishtë dhe të pambrojtur. Ky realitet u pa qartë në reagimin histerik të zyrtarëve të regjimit dhe mediave shtetërore në 9 korrik në mbledhjen e rezistencës së Iranian.
Znj. Rajavi përsëriti se regjimi është mbi të gjitha i frikësuar nga solidariteti dhe uniteti midis popullit Iranian, Rezistencës, vendeve dhe popujve të rajonit. Prandaj, vendet e rajonit, populli iranian dhe Rezistenca duhet të marrin iniciativën për të liruar rajonin nga goditja e fundamentalizmit
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
31 Korrik, 2016