Saturday, September 7, 2024

Znj. Maryam Rajavi Përshëndet Mësuesit Grevistë në Mbarë Vendin

Greva e mësuesve, që vjen pas grevës së shoferëve e të tregtarëve, vë në dukje zemërimin dhe urrejtjen publike ndaj diktaturës fetare

Të dielën, më 14 tetor, mësuesit e fismë në mbarë vendin nisën një grevë dhe refuzuan të shkonin nëpër klasa, në protestë ndaj kushteve të këqija të jetesës, atmosferës së shtypjes e sigurisë nëpër shkolla, dhe për të marrë të drejtat e tyre të shkelura.

Greva dhe protesta e mësuesve, përveç Teheranit, u përhap në provincat Alborz, Isfahan, Azerbaixhani Lindor dhe Azerbaixhani Perëndimor, Fars, Khorasan Razavi, Khorasan Verior, Kurdistan, Kermanshah, Semnan, Qazvin, Mazandaran, Hamedan, Yazd, Markazi, Lorestan, Ilam, Bushehr, Chahar Mahal dhe Bakhtiari, si dhe Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmed.

Mësuesit grevistë po protestojnë ndaj rrogave e benefiteve të ulëta, jetesës poshtë kufirit të varfërisë, inflacionit, çmimeve jashtëzakonisht të larta dhe uljes së fuqisë blerëse, burgosjes së mësuesve, moslejimit të pasjes së unioneve të pavarura, mungesës së sigurimit të efektshëm e të plotë, grabitjes së rezervave të fondit të mësuesve, mosimplementimit të Aktit të Menaxhimit të Shërbimit Publik që nga viti 2016, mosimplementimit të planit të vlerësimit gjatë tre viteve të fundit, si dhe mosimplementimit të planit të mësuesve me kohë të plotë, mes të tjerash. Ata bëjnë thirrje për sigurinë e aktivistëve të unioneve, lirimin e mësuesve të burgosur, heqjen e rregullave të brendshme mbi aktivistët e unioneve të tregtisë dhe kthimin në fuqi të grupeve dhe aktivistëve kulturorë.

Grevistët kundërshtojnë gjithashtu shkeljen e së drejtës për arsimim falas për të gjithë, shkollat jashtë standarteve dhe të pasigurta, rënien e madhe në vend për sa i përket arsimimit, nivelin e ulët të përmbajtjes së librave mësimorë, dendësinë dhe numrin e lartë të nxënësve në shkolla, si dhe mungesën e financimit për arsimin në vend.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur mësuesit e fismë të cilët kanë organizuar greva kundër tiranisë së regjimit klerikal, duke thënë: “Situata katastrofike e mësuesve të punësuar e pensionistë është produkt i politikave shtypëse të regjimit anti-kulturor të mullahëve, dhe për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, gjërat do të bëhen edhe më keq.”

Ajo i bëri thirrje publikut të gjerë, sidomos të rinjve, që të shprehin solidaritet me arsimtarët të cilët përballen me një shumëllojshmëri diskriminimesh e problemesh, duke thënë se greva e mësuesve dhe akademikëve, e cila vjen pas grevës së shoferëve të munduar dhe tregtarëve javën e shkuar, tregon flakët e xhindosjes dhe zemërimit publik e urrejtjes ndaj një regjimi që ka sjellë vetëm torturë e ekzekutime, luftë e terrorizëm, varfëri e papunësi, si dhe korrupsion e plaçkitje për popullin e Iranit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 tetor 2018