Zbulimet e NCRI-së Lidhur me Sulmin e Regjimit Iranian mbi Instalacionet Saudite të Naftës   

389

Të hënën më 30 shtator 2019, Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit mbajti një konferencë për shtyp në National Press Club në Uashington DC, ku ekspozoi informacione ekskluzive dhe top sekrete të nxjerra nga brenda regjimit iranian dhe të marra nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ku jepen detaje mbi sulmin me raketa e dronë që është kryer nga regjimi iranian kundër komplekseve të naftës të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais më 14 shtator 2019.

NCRI-US dha informacione të detajuara mbi operacionin që rezultoi në këtë sulm, në të cilin janë përfshirë nivelet më të larta IRGC-së që e kanë drejtuar atë në çdo hap. Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit, u ka dhënë urdhër direkt komandantëve të operacionit për të kryer sulmin, dhe zyrat qendrore të komandës taktike për këtë operacion janë zhvendosur nga Teherani në provincën Khuzestan (në jug-perëndim të Iranit) një javë para sulmit. Raketat e përdorura në sulm ishin raketa kruz Ya-Ali, të cilat populli iranian i quan Anti-Ali dhe që prodhohen nga Thamen-ol A’emeh Industries me seli në Parchin, Teheran.

Konferencën e nisi Soona Samsami, Përfaqësuesja e NCRI-së në SHBA, dhe Zëvendës-Drejtori i NCRI-US, Alireza Jafarzadeh, duke përdorur një prezantim me power point, tregoi hartat, grafikët, dhe fotot e Vijës së Detajuar Kohore të Operacionit të Sulmit.

Konferenca u transmetua direkt në faqen e internetit të NCRI-US, dhe në të gjitha mediat e saj sociale.

Më poshtë janë pjesë nga detajet e paraqitura në konferencë nga Alireza Jafarzadeh.

  1. 1. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC) i regjimit iranian miratoi një plan për një sulm kundër komplekseve të naftës të Arabisë Saudite në një seancë të mërkurën më 31 korrik 2019, ku kryesonte presidenti i regjimit Hassan Rouhani. Ministri i jashtëm i regjimit, Mohammad Javad Zarif, është gjithashtu një anëtar i rregullt i SNSC dhe merr pjesë në seancat e tij. Në takim ishin të pranishëm disa nga komandantët e IRGC-së.
  2. Pas miratimit fillestar të këtij operacioni nga Khamenei, filloi planifikimi i detajuar dhe SNSC ia referoi planin Khamenei-t për miratimin përfundimtar. Khamenei i dha urdhër Gjeneral Majorit Rashid dhe Gjeneralit të Brigadës Hajizadeh të IRGC-së që të nisnin implementimin operacional të planit.
  3. Komandantët e operacionit nga forca ajrore e IRGC-së u zhvendosën nga Teherani në provincën Khuzestan në jug-perëndim të Iranit më 7 shtator, një javë përpara sulmit.
  4. Kjo skuadër komandantësh ngriti zyrat e saj qendrore në një pjesë të bazës së Omidiyeh pranë Ahvazit (midis qyteteve Omidiyeh dhe Ahvaz në provincën Khuzestan, rreth 85 kilometra në jug-lindje të Ahvazit).
  5. Një pjesë e kësaj baze përdoret nga forcat ajrore të IRGC-së dhe komandohet nga komandanti Amiri i IRGC-së. Mbrojtja ajrore jug-perëndimore e forcave të armatosura të rregullta ndodhet në Omidiyeh dhe ka njësi të forcave dhe mbrojtjes ajrore të ushtrisë së rregullt që ndodhen në këtë bazë. Prania e njësive të rregullta të ushtrisë në këtë bazë ka shërbyer si një mbulim i përshtatshëm për ta fshehur praninë e forcave të IRGC-së në këtë operacion.
  6. Një grup tjetër komandantësh e anëtarësh të personelit të IRGC-së me ekspertizë në fushën e raketave dhe dronëve u transferuan nga rajoni i tretë detar i IRGC-së në Mahshahr (119 kilometra në jug të Ahvazit) në bazën e Omidiyeh për të marrë pjesë në këtë operacion.
  7. Pak ditë pasi njësia e raketave dhe dronëve e forcave ajrore të IRGC-së realizoi sulmin më  14 shtator 2019, komandantët operacionalë i raportuan me detaje Gjeneral Majorit Gholam-Ali Rashid të IRGC-së, i cili është komandant i zyrave qendrore Khatam- ol Anbiya.
  8. Në bazë të raporteve më të fundit të marra nga brenda Iranit, një skuadër e re nga forcat ajrore të IRGC-së nga Teherani ka hyrë në bazën e Omidiyeh të dielën më 22 shtator 2019. Nuk ka ende informacione mbi urdhrat që u janë dhënë atyre.

 Video: https://youtu.be/T5YSBBhkyZQ