Saturday, July 27, 2024

Vizitë e zyrtarëve europian në Iran në mes të ekzekutimeve

E enjte, 03 Gusht 2017 

Është fyerje për vlerat universale të të drejtave të njeriut

Komiteti i Punëve të Jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon ashpër vizitën e znj. Mogherini dhe zyrtarëve të tjerë evropianë në Iran nën sundimin e fashizmit fetar,  si dhe pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të saj të paligjshëm. Këto vizita, në kohën kur janë kryer së paku 101 ekzekutime u zhvilluan në Iran në korrik. Këto janë një fyerje për vlerat universale të të drejtave të njeriut për të cilat BE e konsideron veten si mbrojtës të tyre.

Çdo investim në regjimin e mullahëve – ndërsa të gjitha shenjat tregojnë se po hyn në fazën përfundimtare – janë të destinuara të dështojnë me humbje, duke lënë vetëm këtë imazh të Evropës në mendjet e popullit iranian se po hedhin një litar shpëtimi drejt regjimit.

Rouhani, i cili mban një maskë moderimi, nuk ka mision tjetër sesa të mbajë në pushtet sistemin e Valayat-e-Faqih (sundimi suprem fetar) dhe të vonoj përmbysjes e tij. Njerëzit e Iranit, me sloganin “Jo më ekzekutime, jo më mashtrime, vota ime është për ndryshimin e regjimit”, shprehën neverinë e tyre ndaj zgjedhjeve të fundit dhe të ashtuquajturve “kandidatëve” të tyre, të cilët u emëruan të gjithë nga Udhëheqësi Supreme i regjimit. Më shumë se 3,000 të burgosur janë ekzekutuar gjatë mandatit të parë si president të Rouhanit. Rouhani i përshkruan këto ekzekutime si kryerjen e “ligjit të Perëndisë ose ligjit të miratuar nga Majlis”. Në vitin 1980 në parlament ai bëri thirrje publike për ekzekutimin e kundërshtarëve të regjimit gjatë lutjeve të së premtes. Ai është një nga zyrtarët e nivelit të lartë përgjegjës për shtypjen, prodhimin e bombës bërthamore, luftën dhe vrasjet në rajon.