Friday, March 29, 2024

Iran: Shtypja shkallëzohet gjatë Presidencës Rouhani

E enjte, 03 Gusht 2017 

NCRI – Amnesty International ka raportuar për shpërdorimet në rritje të të drejtave të njeriut në Iran gjatë presidencës së Hassan Rouhani.

Sipas një raporti të Amnesty International që ka botuar të mërkurën më 2 gusht, thuhet se: Gjyqësori iranian dhe sistemi i sigurisë që nga viti 2013 i kanë intensifikuar shtypjet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Iran.

 “Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë një goditje “të egër” ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut që kur Hassan Rouhani u bë president, duke demonizuar dhe burgosur aktivistët që guxojnë të ngrihen për të drejtat e njerëzve, shkruan Amnesty.

Në këtë mënyrë, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, shpresa për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Iran pas zgjedhjes së Hassan Rouhani nuk ka ardhur me të vërtetë.