Vërejtjet e Rouhanit, në një thirrje drejtuar presidentit francez, pasqyrojnë panikun e tij mbi kryengritjen popullore dhe popullaritetin e PMOI

384

Duke cituar televizionin shtetëror të Iranit, AFP raportoi se duke bërë një aluzion të qartë për Organizatën Popullore Mojahedin të Iranit, Rouhani i tha Presidentit Macron: “Kritikojmë faktin që një grup terrorist ka një bazë në Francë dhe vepron kundër popullit iranian dhe inkurajon dhunën. Presim që qeveria franceze të veprojë kundër këtij grupi terrorist “.

Këto vërejtje pasqyrojnë mbi të gjitha ankthin e regjimit të mullahëve përballë zgjerimit të kryengritjes kundër diktaturës fetare dhe rritjes së popullaritetit të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI) dhe rezistencës iraniane. Rouhani akuzoi PMOI-in për dhunë, ndërsa Bashkimi Evropian, vendet anëtare të saj, si dhe Shtetet e Bashkuara, kritikuan ashpër regjimin iranian për shtypjen e demonstratave, vrasjen dhe plagosjen e rëndë të shumë njerëzve dhe presidenti Macron ka shprehur shqetësimin për vdekjen e protestuesve. Deri më tani, dhjetëra protestues të paarmatosur janë vrarë nga rojet Revolucionare dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.