Vazhdojnë Protestat Kundër Vizitës së Ministrit të Jashtëm të Regjimit Iranian në Vendet Europiane – Iranianët Kërkojnë Përjashtimin e Javad Zarif nga Parisi

410

Bashkia e Distriktit të Parë të Parisit ngre një banderolë të madhe në protestë ndaj vizitës së Zarif-it

Iranianët që banojnë në Francë, mbështetës të Rezistencës Iraniane, si dhe organizatat e të drejtave njerëzore morën pjesë në një tubim kundër vizitës në Paris të Javad Zarif, ministrit të jashtëm të mullahëve.

Qindra iranianë morën pjesë në protestë, e cila nisi në orët e para të së premtes, më 23 gusht, në Place du Trocadero në Paris.

Demonstruesit mbanin një flamur të madh ku shkruhej “Përjashtojeni Zarif-in.” Ata thërrisnin: “Zarif është terrorist, përjashtojeni.”

Në njërën nga pankartat që mbanin demonstruesit shkruhej: “Jepini fund lëshimeve ndaj mullahëve.” Një pankartë tjetër lexonte: “Mbyllini qendrat e spiunazhit të regjimit iranian në Europë.”

Bashkia e Distriktit 1 të Parisit vuri një banderolë të madhe në godinën e bashkisë, banderolë e cila kundërshtonte vizitën e Zarif-it. Në banderolë shkruhej: “Mullahët e Iranit dhe Ministri i tij i Jashtëm shkelin parimet tona. Nuk i mirëpresim ata.”

 

Banderolë kundër pranisë së Javad Zarif-it në Francë – Bashkia e Distriktit të Parë të Parisit, 23 gusht 2019

Franca është ndalesa e fundit e Zarif-it në turin e tij europian që nisi fundjavën e shkuar. Vizitat e tij në Finlandë, Suedi, dhe Norvegji janë pritur me protesta të bujshme nga iranianët që banojnë në këto vende. Protestat vunë në dukje abuzimet e mëdha me të drejtat njerëzore në Iran dhe rolin e regjimit të mullahëve në terrorizmin dhe në krijimin e krizave në rajon. Si përgjigje për kundërshtimet ndaj këtij udhëtimi, Ministrja e Jashtme suedeze tha se qeveria e saj nuk e kishte ftuar Zarif-in dhe ai kishte ardhur në Suedi me kërkesën e tij.

Protestat e vazhdueshme e kanë xhindosur aq shumë Zarif-in saqë në një intervistë me shtetërorin Press TV më 21 gusht, ai i sulmoi ashpër protestuesit iranianë që kërkonin përjashtimin e tij nga Suedia. “Kërkojani kujtdo nga ata individët që rrinë jashtë të marrin pjesë në një takim me iranianët (d.m.th. me Gardën Revolucionare dhe agjentët e regjimit) dhe shihni pastaj se a do të mbijetonin. Nuk do të mbeteshin gjallë as për një minutë…. Nuk mund të rrinë as në Irak sepse njerëzit e Irakut (d.m.th. proksit e regjimit në atë vend) do t’i hanin gjallë.”

Mbështetësit e Rezistencës Iraniane vunë në dukje se regjimi i mullahëve po përballet me një situatë shpërthyese brenda vendit, me protesta e demonstrata të vazhdueshme në mbarë vendin e rritje të izolimit ndërkombëtar, dhe se mezi po arrin të mbijetojë. Aktivistët kanë shprehur besimin se regjimi është një fazën e tij të fundit, dhe kanë argumentuar se ftesat ndaj Ministrit të Jashtëm nga vendet e huaja do ta trimëronin këtë regjim që ta intensifikonte represionin dhe vrasjen në Iran, si dhe terrorizmin e krizat në rajon.