Regjimi iranian nuk i lejon të burgosurit politikë Majid Assadi dhe Arash Sadeghi të marrin kujdesin mjekësor në burg, sipas raporteve të nxjerra nga burgu Gohardasht (Raja’i Shahr) në Karaj.
- Sadeghi, i cili ka qenë në burg që në 2016-ën, vuan nga kanceri. Në shtator 2018, pas një operacioni, atë e kthyen menjëherë në burg me urdhër të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iraniandhe të prokurorisë. Sadeghi ka nevojë për disa raunde kimioterapie. Por deri sot, regjimi nuk i ka dhënë leje për të marrë trajtim mjekësor.
- Sadeghi është dënuar me 19 vite burg gjithsej, për akuza të rreme të sigurisë kombëtare që i kanë rrënjët në aktivizmin e tij për të drejtat e njeriut.
Gjithashtu, sipas mjekëve, i burgosuri politik z. Assadi vuan nga ankylosing spondylitis (AS), një sëmundje reumatizmale që prek shtyllën kurrizore. Ai ka gjithashtu ulçera dhe inflamacion në rrjetin e shikimit. Problemet në sistemin e tij tretës janë intensifikuar për shkak se autoritetet e burgut e privojnë nga kujdesi mjekësor.
Në shtator 2018, doktorët e diagnostikuan me ulçera dhe inflamacion të zorrëve. Por pavarësisht gjendjes së tij kritike, gjatë vitit të fundit i është mohuar kujdesi i një mjeku.
- Assadi ka nevojë të shkojë në një spital jashtë burgut çdo tre muaj për ta kontrolluar sindromën AS të tij, e cila është një sëmundje e rrezikshme. Por për shkak të pengesave të shkaktuara nga autoritetet e burgut dhe nga drejtësia e regjimit, ai është i privuar nga mjekët dhe kujdesi i specializuar.
- Assadi u dënua me gjashtë vite burg në 2017-ën me akuzën e rreme të “mbledhjes dhe bashkëpunimit kundër sigurisë kombëtare” për veprimtaritë e tij paqësore në mbrojtje të të drejtave të njeriut.