Ekzekutohen tre të burgosur të tjerë politikë kurdë
Të hënën, më 10 shtator, në Miyanoab, në Azerbaixhanin Perëndimor, Kamal Ahmad Nejad u dënua me vdekje nga autoritetet gjyqësore iraniane me akuzën e anëtarësimit në Partinë Demokratike Kurde të Iranit, sipas Organizatës Hangaw për të Drejtat e Njeriut.
Ahmad Nejad kishte qenë në burg për më shumë se katër vjet.
Nga ana tjetër, dy anëtarë të Partisë Peshmerga të Kurdistanit u ekzekutuan të dielën, më 9 shtator në Iran pasi ishin plagosur dhe kapur nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit.
Emrat e këtyre dy të ekzekutuarve ishin Ahmad Shabab dhe Nasser Azizi, të cilët, të dy ishin nga Mahabad, një qytet në provincën e Azerbaixhanit Perëndimor.
Gjykatësi amerikan i jep urdhër Iranit të paguajë $105m për bombardimin në Kullat Khobar në Arabinë Saudite në vitin 1996
Një gjykatës federal në Uashington D.C. të hënën i dha urdhër Iranit t’u paguajë $104.7 milion viktimave të një bombardimi të qershorit 1996 në Dhahran, në Arabinë Saudite, sulm që vrau 19 ushtarakë amerikanë, megjithëse nuk është e qartë se kur apo si do të mund t’i marrin këto para paditësit.
Shtetet e Bashkuara u Kanë Dhënë një Paralajmërim të Ri Kompanive Ajrore për sa i Përket Përdorimit të Hapësirës Ajrore Iraniane
Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë një paralajmërim të ri kompanive ajrore që të bëjnë kujdes kur operojnë në hapësirën ajrore të Iranit, duke cituar shqetësimet mbi veprimtaritë ushtarake, duke përfshirë faktin që në dhjetor 2017, avionë ushtarakë i prenë rrugën një operatori civil amerikan pa emër.
Departamenti amerikan i Shtetit i këshillon qytetarët e tij të mos udhëtojnë për në Iran për shkak të rrezikut të arrestimit dhe burgosjes arbitrare. Zyra e Shërbimeve të Fluturimit ka thënë se kjo gjë mund të paraqesë probleme në rastin e një zbritjeje të paplanifikuar në Iran për arsye mjekësore apo teknike.
Korea e Jugut Ndërpret Importet e Naftës Iraniane
Korea e Jugut është e para nga tre konsumatorët më të mëdhenj të naftës së Iranit që i ka çuar në zero këto importe përpara nëntorit, në përputhje me kërkesat e SHBA-së.
Në gusht, vendi aziatik, aleat i ngushtë me SHBA-në, nuk importoi fare naftë krudo nga Irani, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, krahasuar me 194,000 fuçi në ditë në korrik.
Ndërkohë që Kina dhe India, dy konsumatorët e tjerë më të mëdhenj të naftës iraniane, i kanë pakësuar në mënyrë të konsiderueshme blerjet e naftës, Korea e Jugut ka shkuar edhe më tej dhe e ka ndërprerë plotësisht blerjen e naftës krudo iraniane përpara se sanksionet amerikane që kanë në shënjestër industrinë iraniane të naftës të hyjnë në fuqi më 4 nëntor.
Administrata Trump premtoi në maj se do t’i rikthente këto sanksione, në kohën kur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 e cila i kishte hequr sanksionet Iranit, supozimisht në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të vendit.
Ndikimi i PMOI/MEK mbi Akademikët e Rinj Iranianë Është Serioz!
Në një artikull të publikuar nga uebsiti shtetëror me emrin Baharestaneh (2 shtator 2018), analisti socio-politik i regjimit, Alireza Davoudi, pohon ndikimin e madh që PMOI/MEK ushtron mbi kombin iranian: “impakti i armiqve tanë është zbuluar për të gjithë. Por gjërat ndërlikohen edhe më shumë kur ndikohen edhe akademikët tanë të rinj”.
Davoudi sjell ndërmend një nga kujtimet e tij: “Në mars, takova një akademik shumë të ri gjatë rrugës nga Isfahan në Teheran. Diskutuam për çështje politike dhe për sfidat me të cilat po përballet aktualisht vendi ynë. U befasova shumë kur kuptova se sa i thellë është impakti i armikut mbi akademikët tanë të rinj…”.
Ai vazhdon: “ishte hera e parë që ndjeva një alarm të tillë…”.
Shton: “ndërkohë që ia kisha ngulur sytë, vija re se sa i ngarkuar emocionalisht tingëllonte ai, pavarësisht turbanit të bukur të gjelbër dhe mantelit që mbante veshur, ai përmendte çështje që i kam dëgjuar vetëm nga armiku (MEK). Ai përmendi disa nga ideologjitë e Masoud Rajavi-t, si dhe evolucionin e lëvizjen globale. Dukej sikur ishte vërtet i pushtuar nga armiku, teksa shprehte mendimet e tij”.
Ndikimi i MEK mbi rininë iraniane nuk ka kufij
Davoudi thotë: “I thashë vetes, o Zot! Ku i ka marrë populli ynë ide të tilla! Ku ka studiuar ky akademik i ri, dhe me çfarë njerëzish ka komunikuar, që ka krijuar mendime të tilla?! Pas kësaj, u ndjeva i kërcënuar deri në palcë, dhe kuptova se impakti i armikut (MEK) mbi shoqërinë tonë nuk njeh kufij, dhe se sa e dëmshme mund të jetë kjo gjë për universitetet tona, kolegjet, e kështu me radhë. Fakti është se të rinjtë tanë kanë një sens kurioziteti dhe janë vazhdimisht në kërkim të ideve të reja; një dëshirë që mund t’i çojë në çfarëdo drejtimi”.