Të Burgosurit Politik Iranian i Mohohet Trajtimi Urgjent Mjekësor

430

 

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 02 korrik 2019.

Një aktivisti të burgosur të të drejtave të mësuesve në Iran po i mohohet kujdesi i specializuar mjekësor urgjent që i nevojitet për të trajtuar një tumor kocke në parakrahun e majtë, tumor i cili është bërë gjithnjë e më i madh në burg pasi nuk ka marrë asnjë trajtim.

Mohammad Habibi, i cili mbahet aktualisht në burgun famëkeq Evin të Teheranit, u transferua për një kohë të shkurtër në një spital të Teheranit në nëntor 2018 për të kryer teste të tjera dhe një kirurgji diagnostike, por autoritetet e burgut e hoqën prej atje para se të merrte kujdesin e specializuar mjekësor pasi nuk donin të paguanin çmimin.

Familja e Habibi-t i grumbulloi paratë për trajtimin e tij në mars, por autoritetet kanë refuzuar ta transferojnë në spital për kirurgji diagnostike për të zbuluar se çfarë lloj tumori është, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Familja e tij ka frikë se është një tumor malinj e kanceroz.

Habibi vuan gjithashtu nga një dhimbje ekstreme në gjoks e mushkëri që nga arrestimi i tij i dhunshëm më shumë se një vit më parë, por mjekët në klinikën e burgut i kanë dhënë vetëm një inhalator.

Habibi, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës së Profesionit të Mësuesve të Iranit, u arrestua më 3 mars 2018, jashtë shkollës ku jepte mësim në Teheran, përpara nxënësve të tij.