Shtohet Mbështetja Ndërkombëtare për Kryengritjen që po Vazhdon në Iran

830

Shtohet Mbështetja Ndërkombëtare për Kryengritjen që po Vazhdon në Iran

Teksa protestat mbarëkombëtare në Iran vazhdojnë, ka patur reagime të tjera ndërkombëtare ndaj brutalitetit të regjimit në shtypjen e popullit iranian, dhe ndaj trimërisë së popullit në vazhdimin e protestave.

Te enjten, më 21 nëntor 2019, Zëvendës-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence shprehu mbështetjen e Uashingtonit për kryengritjen e popullit iranian. 

“Teksa iranianët dalin nëpër rrugë në protestë, Ajatollahët në Teheran vazhdojnë të përdorin dhunën e burgosjen për ta shtypur popullin. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara është i qartë: Populli amerikan mban anën e popullit të Iranit,” tha ai. 

Andrew Sheer, kryetar i Partisë Konservatore të Kanadasë, theksoi mbështetjen e tij për popullin iranian dhe i bëri thirrje qeverisë kanadeze që ta fusë në listën e zezë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit, i cili po e shtyp popullin iranian. “Konservatorët janë në solidaritet me popullin e Iranit i cili po e konfronton me guxim qeverinë e tij tiranike. Vazhdoj t’i bëj thirrje Trudeau-s që ta listojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një entitet terrorist dhe të vërë sanksione Magnitsky mbi shkelësit e të drejtave njerëzore në Iran,” shkruan ai në Tëitter. 

Nikki Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, shprehu në Twitter mbështetjen e saj për kryengritjen e popullit iranian, “106 protestues në 21 qytete janë vrarë gjatë protestave në Iran. Qindra njerëz janë plagosur & mbi një mijë janë arrestuar. Duhet të gjithë t’i qëndrojmë përkrah popullit iranian i cili dëshiron dëshpërimisht një jetë më të mirë larg regjimit iranian.” 

Ann Linde, Ministrja e Jashtme e Suedisë, reagoi ndaj dhunës së vazhduar të regjimit duke shkruar, “E tmerruar nga numri i vdekjeve në Iran. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë dhunë. Ambasadori iranian në Suedi është njoftuar mbi pikëpamjet tona sot.” 

Ligjvënësi britanik Roger Godsiff shprehu në Twitter mbështetjen e tij për protestat e Iranit, “Qeveria iraniane po i shtyp protestuesit duke përdorur dhunë & duke vrarë njerëz. Dhe përpiqen ta fshehin këtë gjë duke bllokuar internetin & celularët. Një kryengritje në Iran ishte e pashmangshme, me njerëz që ngrihen kundër një prej regjimeve më represive në botë.” 

Anna Fotyga, Anëtare e Parlamentit Europian nga Polonia dhe ish Ministre e Punëve të Jashtme në Poloni, e dënoi shtypjen e regjimit iranian mbi protestuesit dhe shprehu mbështetjen e saj të pllotë për protestat në Iran.