E Premte, 07 Gusht 2015
NCRI – Regjimi i mullahëve ‘në Iran ka varur edhe shtatë të burgosur në të njëjtën ditë këtë javë.
Katër të burgosur janë varur të martën në krahinën qëndrore të Yazd. Emrat e tyre nuk janë dhënë.
Tre të burgosur të tjerë u varën në të njëjtën ditë në një burg në Rafsanjan, në Iranin qëndror. Një nga të burgosurit u emërua si Hossein Seifi-Qoli. Dy të tjerët nuk janë emëruar.
Të paktën 64 të burgosur, duke përfshirë dy gra, janë ekzekutuar në Iran, në disa raste në sheshe publike, brenda një periudhe kohore dy javore.
Një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra’ad Al Hussein, të mërkurën ka thënë: “Thuhet se Irani ka ekzekutuar më shumë se 600 persona deri më tani për këtë vit, ndërsa vitin e kaluar të paktën 753 persona u ekzekutuan në vend.”