
E Diel, 09 Gusht 2015
NCRI – Xhelatët e regjimit Iranian të dielën kanë varur një të burgosur politik kurd pa e njoftuar familjen e tij kjo ndodhi në burgun qëndror të qytetit të Tabriz, në veriperëndim të Iranit.
Sirvan Nezhavi, u arrestua më 5 korrik 2011 në qytetin Karaj dhe u akuzua për “Moharebeh” ( luftën e Zotit) për anëtarësim në një grup kurd që kundërshton regjimin Iranian.
Sipas vëllait të Sirvan, Hossein, të afërmit e viktimës ishin informuar vetëm nga ekzekutimi i Sirvan kur autoritetet në burgun Tabriz i kanë kontaktuar ata për të shkuar në burg për të marrë trupin e tij. Hossein tha se familja e tij nuk kishte qenë e informuar për planet për përmbarimin e Sirvan dhe ata nuk ishin në gjendje ti bënin një vizitë të fundit atij.
Sirvan së bashku me një tjetër të burgosur politik ishin transferuar në izolim të shtunën.
Sirvan Nezhavi u dënua me vdekje më 11 prill 2012 nga një degë e gjykatave Revolucionare e regjimit Iranian pa pasur një avokat mbrojtës sipas zgjedhjes së tij. Dënimi me vdekje u miratua më pas nga Gjykata e Lartë e regjimit.
Sirvan ishte në mesin e një grupi prej gjashtë të burgosurve politikë të cilët janë transferuar shkurtin e kaluar në një vend të panjohur. Dy anëtarët e grupit Ali dhe Habiballah Afshari janë varur, por nuk kishte asnjë informacion mbi katër të mbeturit deri kohët e fundi.
U deshën pesë muaj për regjimin Iranian të pranoj se kishte ekzekutuar Aliun dhe Habiballah Afshari në qytetin perëndimor të Orumieh.
Në korrik 2015, autoritetet në burgun qëndror të qytetit u thane të afërmve të dy disidentëve “se ata kishin qenë të varur më 19 shkurt 2015 dhe i urdhëroi ata që të paguajnë për koston e ekzekutimit.