Saturday, July 27, 2024

Shefi i policisë i regjimit të Iranit: 2.000  persona të veshur në mënyrë të paturpshme arrestohen përditë ditë në Teheran dhe në disa krahina të tjera

E djelë, 02 tetor 2016 

NCRI – Shefi i regjimit të policisë të  Iranit, Hossein Ashtary, pranoi masat represive nga forcat e policisë dhe të sigurisë në lidhje me mënyrën se si vishen njerëzit dhe tha se rreth 2000 njerëz janë arrestuar çdo ditë për për shkak të veshjes së papërshtatshme.

 

Duke folur në një takim të prokurorëve të të gjithë vendit në Mashhad, Ashtary tha: “Një vendosmëri e fortë revolucionare është e nevojshme për t’iu kundërvënë çrregullimit social në fushën e veshjes dhe rrethanat që  e sjellin atë.”

“Në Teheran dhe disa krahina të tjera, çdo ditë arrestohen 2000 njerëz të veshur në mënyrë jo hijshme,” pranoi shefi i policisë duke shtuar se “Kemi probleme në fushën e çështjeve kulturore.”

“Për sa i përket çrregullimit të veshjes dhe sjelljeve të pazakonta, kemi propozuar përjashtimin social dhe privimin ( e autorëve) nga shërbimet (e ofruara nga) Republika Islamike”, tha ai dhe shtoi: “Aktualisht, kemi më shumë se 3000 pika policore dhe zyra të sherifëve që më shumë se 50 për qind të punës së tyre ia kushtojnë rasteve gjyqësore. “