Iran: Ekzekutim masiv i 16 të burgosurve

533

E mërkurë, 28 shtator 2016

NCRI – Këtë mëngjes, e mërkurë 28 shtator, regjimi Iran në një akt kriminal, vari kolektivisht nëntë të burgosur në burgun e Gohardasht në Karaj.
Sipas raporteve nga burime të informuara, ekzekutimi i këtyre të burgosurve u krye mbrapa ndërtesave të reparteve të burgut.

Emrat e viktimave janë: Karim Hatamzadeh, Hussein Karami, Majid ganjeh Ali, Ali Raheeli, Adnan Amouri Zadeh, Ali rabii, Mehdi Alizadeh, Mahdi Nazari dhe Ali Asghar Jahantigh
Gjithashtu të martën, 27 shtator, në një ekzekutim në grup, shtatë të burgosur janë varur në sallën e burgut MINAB duke paraqitur akuza të lidhura me drogën.
Emrat janë si më poshtë:
Khoda Bakhsh Balouch
Ali Balouch
Chaker Balouch
Mohammad Mohammad zehi
Majid Nariman
mehdi Moradi
Mohammad Ghourchi
Të martën, 2 shtator, NCRI kishte lëshuar një deklaratë ku dënon ekzekutimet në masë të mullahëve dhe gjithashtu i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Komisionerin të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut që të marrin masa të menjëhershme për t’iu kundërvënë tendencës në rritje të ekzekutimeve në Iran.
Në vijim është teksti i plotë:
Iran: Ekzekutimi në një ditë i 17 të burgosurve në burgun Vakil Abad në Mashhad
Regjimi çnjerëzor i mullahëve në një akt kriminal tronditës më 11 shtator vari 17 të burgosur në mënyrë kolektive në burgun Vakilabad në Mashhad. 400 të burgosur të tjerë janë në rradhën e vdekjes në burg.

Nga 13 deri më 24 shtator, u varën 19 të burgosur në burgjet e Shirazit, Gorgan, Tabas, Tabriz, Bandar Abbas, Rasht, Taybad, Orumiyeh dhe Neyriz.
Në të njëjtën kohë 13 të burgosur në izolim në burgjet e Gohardashtit në Karaj dhe Khorinit në Varamin , dhe shtatë të burgosur me moshë nga 25 deri në 30 vjeç janë në rradhën e vdekjes në burgun qendror MINAB. Këta janë përveç mijëra të burgosurve në radhën e vdekjes në burgje në të gjithë vendin, sidomos në burgun Ghezel Hessar.

Këto ekzekutime, të njëkohshme me të ashtu-quajturën pjesëmarrje “të moderuar” të Rouhanit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tregojnë sa bosh dhe mashtrues është pretendimi i moderimit të regjimit klerikal të Velayat-e-Faqih.

Fraksionet e ndryshme të brendshme të tiranisë fetare në pushtet në Iran nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për sa i përket shtypjes së popullit iranian.

Në pamundësi për t’u marrë me krizat brenda dhe jashtë vendit, sidomos ndërsa zbulimi i vendeve të reja të masakrës së 30 mijë të burgosurve politikë në vitin 1988 shton zemërimin e popullit ndaj regjimit në pushtet, regjimi klerikal nuk ka gjetur zgjidhje tjetër përveç intensifikimit të represionit , sidomos të dënimit kapital. Abdolreza Rahmani Fazli, Ministri i Brendshëm i Rouhanit, duke aluduar për një raport 20 mijë faqesh mbi përhapjen e patologjive sociale, pranoi se “kërcënimi kryesor është në punët e brendshme” (agjencia shtetërore ISNA e lajmeve -26 Shtator).

Rezistenca Iraniane i bën thirrje popullit iranian, sidomos të rinjve të guximshëm për të protestuar kundër masave represive të regjimit dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e të ekzekutuarve. Po ashtu i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut të marrin masa të menjëhershme për t’iu kundërvënë tendencës në rritje të ekzekutimeve në Iran. Regjimi i Velayat-e-Faqih është një turp për njerëzimin bashkëkohor, duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar, liderët e saj duhet të sillen para gjykatave ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit dhe të gjitha marrëdhëniet me të duhet të kushtëzohen me ndalimin e ekzekutimeve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
26 shtator 2016