Rezistenca iraniane dënon ashpër krimin terrorist anti-islamik dhe çnjerëzor në veri të gadishullit të Sinait që deri tani ka shkaktuar 235 viktima dhe plagosje të shumta, i jep ngushëllimet e saj më të thella popullit egjiptian dhe qeverisë së Egjiptit, veçanërisht familjeve të viktimave , dhe lutet për shërimin të shpejtë të të plagosurve.
Krimi brutal kundër njerëzimit në gadishullin Sinai, veçanërisht kundër besimtarëve, edhe njëherë tregoi se terrorizmi kriminal nën flamurin e Islamit, qofshin Shii apo Sunni, jo vetëm që nuk ka të bëjë aspak me Islamin, por është në kontrast të thellë me mësimet e tij të mëdha.