Friday, September 20, 2024

Iran: Paraburgim dhe torturim i të rinjve për të marrë rrëfime me forcë

NCRI – Pesë shtetas Baluch, të cilët u arrestuan katër muaj më parë në pjesën juglindore të Iranit, iu nënshtruan torturës dhe kaosit për t’iu marrë rrëfime me forcë dhe të diktuara.

Sipas informacioneve, agjentët i kanë shkulur tre thonj një të burgosuri.

Mohammad Saleh Shahdad Zahi, Mahmoud Shahlabar, Idris Rokni, Abdolaziz Rokni dhe Hashem Zardkuhi u arrestuan nga Ministria e Inteligjencës në Iranshahr më 8 korrik 2017.

Ata iu nënshtruan torturave gjatë paraburgimit për t’iu marrë “rrëfime të diktuara kundër një kleriku suni”.

Sipas njoftimeve, këta pesë shtetas Baluch u arrestuan pasi një Basij me emrin Abdolkarim Sajjadi u vra në qytetin Sarbaz në provincën Sistan dhe Baluchistan.

Sipas burimit, “këta njerëz ende janë nën tortura në qendrën e paraburgimit të Ministrisë së Inteligjencës në Zahedan dhe atyre u është kërkuar të pranojnë se vranë Basijën (Abdolkarim Sajjadi) dhe e kanë bërë atë pas një fetva nga kleriku sunnit, Molavi Kouhi “.

Abdolkarim Sajjadi u vra nga njerëz të paidentifikuar në qytetin e Iranshahrit më 8 prill të këtij viti.