Rezistenca Iranian mirëpret zgjatjen e mandatit të Raportuesit Special mbi situatën e të Drejtave të Njeriut në Iran

531

E shtunë, 25 Mars 2017

Nevoja për rëfimin e mizorive të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të premten 24 Mars 2017, Këshilli i OKB-së të Drejtave të Njeriut miratoi një rezolutë që shtyn mandatin e Raportuesit Special të OKB-së për gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Iran për një vit. Rezoluta u miratua ndërkoh që fashizmi fetar i pushtit Iranin dhe disa nga shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut në çdo mënyrë të mundshme u përpoqën të parandalonin miratimin e kësaj rezolute.

Duke rikujtuar rezolutat që dënonin regjimin në këtë Këshill dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe duke theksuar për mungesën e bashkëpunimit të regjimit me kërkesat e përshkruara në rezolutat e lartpërmendura, kjo rezolutë mirëpret raportin dhe rekomandimet e paraqitura nga Raportuesi Special i OKB-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran dhe shton se: “(Këshilli i të Drejtave të Njeriut) shpreh shqetësimin e tij serioz mbi çështjet e ngritura në raportin e Raportuesit Special si dhe dështimin që pësuan për të mos lejuar atë për të udhëtuar në Iran.”