Regjimi Iranian varë nëntë persona në burgje në Karaj

441

E Enjte, 21 Korrik 2016

NCRI – regjimi fundamentalist Iranian vari nëntë të burgosur të tjerë të mërkurën në qytetin e Karaj, në veri-perëndim të Teheranit.
Regjimi vari gjashtë të burgosur në burgun famëkeq Gohardasht (Raxhai-Shahr) të Iranit.

Pesë nga të burgosurit u identifikuan si Mohsen Khan-Mohammadi, Mehdi Keshavarz, Alireza Rezai, Saeid Teymoori dhe Jalil Ramezani. Viktima e gjashtë nuk u emërua, por është identifikuar vetëm si qytetar i Afganistanit.
Gjithashtu të ndarë nga njeri- tjetri, janë varurë në të njëjtën ditë tre të burgosur në burgun Karaj. Asnjë nga emrat e tyre nuk është i sigurt.
Regjimi mullahs vari 18 të burgosur gjatë fundjavës, duke përfshirë edhe dy raste në publik. Një grua ishte mes atyre që u varën të dielën.
Njëmbëdhjetë të burgosur janë varur në masë në burgun Qezelhesar Hesar të dielën në Karaj. Dy prej të burgosurve u identifikuan si Saeed Saberit dhe Moslem Bahrami. Dhe një prej 11 të burgosurve ishte një grua.
Dy burra, të identifikuar me iniciale Q. J. dhe M. R… janë varur në publik të dielën në Karaj. Të dy burrat u varën në public në sheshin e qytetit të Qarkut Mehshahr, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.
Tre burra janë varur në burg e qytetit Birjand, të dielën, në Iranin lindor. Ata u identifikuan si Mansour Zafarani, Yousef Barahoui dhe Qassem Delshad. Ata u akuzuan për lidhje me drogën.
Dy të burgosur, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë të moshave 40 dhe 49 vjeç, u varën të shtunën në burgun Lakan në Rasht, në veri të Iranit, sipas televizionit shtetëror IRIB, të cituar nga kreu i gjyqësorit Ahmad Siavosh-Pour. Ata u akuzuan për lidhje me drogën.
Gjithashtu gjatë fundjavës janë varur pesë burra më 11 Korrik në Burgun Qendror të Arak në Iranin qendrorë. Ata janë identifikuar si Masoud Taqi-Pour, Hassan Faraj-Pour, Mehdi Baqeri, Baqer Jalili dhe Hamid Haqvin, ata gjithashtu u akuzuan për lidhje me drogën.
Regjimi mullahs vari nëntë të burgosur në mënyrë kolektive më 13 Korrik në burgun Gohardasht në Karaj.
Tre nga të burgosurit e ekzekutuar janë identifikuar si Seyed Mohammad Taheri, Amir Khadem Rezaiyan dhe Saeid Ahmadi.
Më shumë se 270 anëtarë të Parlamentit Evropian nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi Iranin muajin e kaluar, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian për “gjendjen marrëdhënieve” me Teheranin dhe për përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Deputetët të cilët ishin nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga të gjitha grupet politike të Parlamentin thanë se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Iran pasi Hassan Rouhani mori detyrën si President tre vite më parë.
Amnesty International në raportin e saj vjetor të 6 Prillit për dënimet me vdekje për periudhën e vitit 2015 shkruan: “Irani ka dënuar 977 persona me vdekje në vitin 2015, në krahasim me 743 të një viti më parë.”
“Vetëm në Iran llogariten 82% të të gjitha ekzekutimeve të regjistruara” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha grupi i të drejtave të njeriut.
Ka pasur më shumë se 2500 ekzekutime gjatë qëndrimit të Hassan Rouhani si President. Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në iran bëri të ditur se numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2015 ishte më i madh se çdo vit në 25 vitet e fundit. Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë ekzekutimet si shembuj të “urdhërimeve të Perëndisë” dhe “ligjeve të parlamentit që i përkasin popullit.