Tuesday, January 31, 2023

Regjimi Iranian Përshkallëzon Shënjestrimin e Minoriteteve Fetare – Raport

 

Nga Mansoureh Galestan

Një organ i qeverisë së Shteteve të Bashkuara që monitoron lirinë fetare globale thotë se kushtet në Iran janë përkeqësuar vitin e shkuar, me përshkallëzimin e marrjes në shënjestër nga qeveria të myslimanëve jo Shi’ite dhe minoriteteve Baha’i e të krishtera.

Në raportin e tij vjetor të publikuar të hënën, Komisioni dy-partiak amerikan mbi Lirinë Ndërkombëtare Fetare (USCIRF) thotë se Irani duhet të etiketohet si një nga 16 vendet veçanërisht shqetësuese bazuar në kushtet e 2018-ës, raporton Voice of America.

Departamenti i Shtetit e ka bërë këtë etiketim për Iranian çdo vit që nga 1999, një masë që ua mundëson Shteteve të Bashkuara të vënë kufizime udhëtimi dhe sanksione të tjera mbi iranianët përgjegjës për abuzimet e perceptuara ndaj lirisë fetare.

Raporti i USCIRF i bën thirrje qeverisë amerikane që ta ngrejë zërin shpesh në të gjitha nivelet rreth atyre që i quan “abuzime të rënda ndaj lirive fetare” në Iran; t’i ngrijë asetet e zyrtarëve iranianë përgjegjës për abuzime të tilla dhe t’ua mohojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara; dhe të ushtrojë presion për lirimin e gjithë të burgosurve të ndërgjegjes në vend.

“I kemi kërkuar si administratës [Trump] ashtu edhe Kongresit që ta trajtojnë lirinë fetare dhe të drejtat njerëzore si pjesë qendrore të marrëdhënieve dhe negociatave tona me Iranin,” tha Bauer.