Friday, October 4, 2024

Regjimi Iranian i Tmerruar nga Protestat, Tregon Udhëheqësi Suprem

Publikuar më 13 dhjetor 2018.

Nga një Shkrimtar i Stafit

Paralajmërime të reja nga Udhëheqësi Suprem i Regjimit Iranian, Ali Khamenei, për shtimin e trazirave në vitin 2019 tregojne se Regjimi në tërësi është i frikësuar nga protestat e shtuara popullore.

Agjensia shtetërore e lajmeve Tasnim ka raportuar se, gjatë një takimi me familjet e të ashtu-quajtureve “Mbrojtës të Faltoreve” të cilët janë vrarë në Siri e Irak, Khamenei akuzoi SHBA-në se ka në plan të “krijojë [përçarje] dhe luftë civile me ndihmën e sanksioneve dhe masave kundër sigurisë” dhe “t’i zvarrisë njerëzit në rrugë” për të protestuar në Iran.

Ai u tha familjeve se “në kundërshtim me analizën e pavend të disa njerëzve që u treguan të paarsyeshëm dhe u lidhën me Perëndimin” regjimi është i fortë dhe deklaroi se do ta “festonin rastin [e 40-vjetorit të Regjimit në shkurt] në një mënyrë më madhështore se në vitet e shkuara”, në përgjigje ndaj komenteve të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare për OKB-në, John Bolton, se Regjimi nuk do ta mbërrinte 40-vjetorin e tij.

Pavarësisht këtyre pretendimeve për forcë, është e qartë se Khamenei është i tmerruar nga protestat e ardhshme anti-regjim, dhe është kjo arsyeja pse doli për t’i vënë fajin “armiqve” të huaj në vend që të pranonte se vetë populli iranian nuk e do Regjimin.

Ai tha: “Edhe pse planet e armikut janë ekspozuar, të gjithë duhet të jemi vigjilentë pasi Shtetet e Bashkuara janë një armik djallëzor e i keq dhe mund të ketë në plan mashtrime në mënyrë që të krijojë trazira në 2018-ën por më pas, për shembull, mund të shfaqë hile për 2019-ën.”

Ai paralajmëroi Regjimin që të jetë “i zgjuar e vigjilent” dhe u tha të rinjve iranianë që te rezistojnë e të mos bëhen disidentë, pasi kjo gjë do ta “përgatiste terrenin për armikun”, pavarësisht se e quan armikun “të dobët”.

Kështu pra, armiku është i dobët por e ka të lehtë ta kthejë popullin  iranian kundër Regjimit? Duket më i mundshëm fakti që Regjimi është i dobët dhe është e lehtë të përmbyset nga populli iranian.

Khamenei më pas la të kuptohej se thirrjet legjitime të popullit iranian për ndryshim regjimi janë rezultat i dështimit të ekonomisë dhe i nxiti zyrtarët të forcojnë prodhimin e brendshëm në mënyrë që të pakësojnë problemet ekonomike të populit. Ndërkohë që gjendja e rëndë ekonomike, e cila i ka lënë 80% të iranianëve nën kufirin e varfërisë, ka qenë një shkak madhor i protestave, shkaku thelbësor mbetet sundimi i Regjimit Iranian.

Ndërsa më 4 dhjetor, Kreu i ashtu-quajtur i Regjimit për të Drejtat e Njeriut, Mohammad Javad Larijani, i akuzoi protestat popullore të Iranit se janë “rebelim” i udhëhequr nga burime të jashme të cilave u interesojnë paratë, jo të drejtat, dhe i kërkoi Gjykatës që t’i shtypte ato.

Regjimi ia ka kaq shumë frikën popullit të vet, saqë nuk do të dëgjojë kërkesat e tij.