Monday, February 6, 2023

Regjimi Iranian i Shqetësuar për Bllokimin e Rrugëve të Tij Tregtare me Kinën

Shkruar nga Shahriar Kia më 21 prill 2019.

Nga Shahriar Kia

Me sanksionet e reja amerikane mbi regjimin iranian, sidomos mbi Korpusin e tij të Gardës Revolucionare dhe kompanitë e lidhura me të, tregtia e jashtme e regjimit po e humbet stabilitetin.

Në vijim të xhobave prej biliona dollarësh që iu vunë bankave europiane për shkeljen e sanksioneve amerikane, Kina ka nisur t’i presë gradualisht lidhjet e biznesit me Iranin.

Sipas raporteve nga doganat e aeroporteve kineze, vëllimi i tregtisë në janar e shkurt të këtij viti ka rënë me rreth 50% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

Raportohet gjithashtu se eksportet e Kinës në Iran kanë rënë me 65% (me fjalë të tjera, janë reduktuar nga 1.151 bilion dollarë në 2.85 billion dollarë) gjë që, nisur nga raundi i ri i sanksioneve, do të zbresë edhe më teposhtë.

eksportet e reduktuara

Eksportet e Kinës drejt Iranit janë kryesisht produkte petrokimike, makina, dhe ushqime. Sipas raporteve, të gjitha këto janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme së fundmi.

pengesat midis Iranit dhe Kinës

Pengesa më e rëndësishme midis këtyre dy vendeve është e natyrës financiare; sepse ashtu si Europa, Kina po përballet gjithashtu me vështirësi në transaksionet e saj financiare me Iranin.

Në kohën e sanksioneve të mëparshme mbi Iranin, d.m.th. para JCPOA-së, Kina kishte hapur një kanal të veçantë për transaksionet e saj me Iranin, të quajtur “Banka Kunlun”.

Kjo bankë u themelua nga Korporata Kombëtare kineze e Naftës në 2009-ën dhe kishte për qëllim të bënte atë që bën INSTEX.

Departamenti amerikan i Thesarit e sanksionoi Bankën Kunlun në 2012-ën, por meqë Kunlun nuk kishte ndonjë lidhje me Europën apo me SHBA-në, ia doli të mbijetonte. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se ajo po përballet tani me disa vështirësi në tregtitë me Iranin.

bllokimi i rrugëve tregtare

Më 17 prill 2019, gazeta Shargh raportoi nga një biznesmen iranian në Kinë: “Duke marrë parasysh se në fillim të prillit nisën sanksionet e reja, duhet të mendojmë një plan të ri i cili të marrë në konsideratë rrugët tregtare me Iranin”.

Sipas Shargh: “ABC, China Bank, si dhe banka të tjera, po i mbyllin llogaritë e shtetasve iranianë pa i njoftuar që më parë në mënyrën e duhur”.

Ka shumë arsye pse po e bën këtë Kina; arsyeja kryesore është po ajo arsye pse gjiganti francez i energjisë TOTAL u tërhoq nga Projekti Iranian i Gazit disa kohë më parë.

Me rritjen e presionit nga SHBA, si dhe me përfshirjen e Kinës në FATF (d.m.th. në luftën kundër pastrimit të parave), Kina po e distancon gradualisht veten nga regjimi iranian.