Saturday, July 27, 2024

Regjimi iranian, faktor destabiliteti në gjithë Lindjen e Mesme

E enjte, 30 mars 2017

Irani siguron një moment të rrallë të bashkëpunimit dy-partiak

The Washington Post, 29 mars 2017.  Të hënën, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit në seancën mbi Iranin, duke pasur parasysh mjedisin politik, pati unanimitet të rrallë dhe të mirëpritur.

Anëtari i rangut Senatori Benjamin L. Cardin (D-Md.) u shpreh se edhe pse ai votoi kundër Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit ndaj Iranit, nuk mendon se do të ishte e mençur tërheqja. Ai vazhdoi:

Veprimet e Iranit sot janë po aq keq sa gjithmonë  e ndoshta më keq. Pa dyshim ata kanë rritur sponsorizimet e tyre terroriste në Lindjen e Mesme siç e shohim në shumë vende të ndryshme në atë rajon. Historiku i tyre i shkeljes së detyrimeve mbi raketat balistike është i njohur dhe kuptuar mirë. Shkeljet e të drejtave të njeriut kundër qytetarët e tyre janë të tmerrshme, një nga vendet më të këqija në botë.

Kryetari i Senatit Bob Corker (. R-Tenn) pati një reagim të ngjashëm:

Një nga kritikat e mia mbi JCPOA ishte se ajo do të bëhej de facto politika jonë në Lindjen e Mesme dhe Irani do të zgjeronte veprimtaritë e tij destabilizuese. Mendoj se sot po shohim mjaft nga kjo gjë. Në shkallë rajonale, kemi parë një përshkallëzim të ndërhyrjes iraniane. Irani, së bashku me aleatët e saj në Rusi, ka vazhduar të mbështesë Assadin në kurriz të jetëve të panumërta në Siri. Mbështetja e Iranit për milicitë shiite në Irak kërcënon si interesat e sunive edhe kurdëve, për të mos përmendur shiitët në Irak që nuk i bashkohen anti-amerikanizmit, politikave të lojës zero të milicive të atjeshme.