E premte, 31 mars 2017
NCRI – Samiti i 28-të i Lidhjes Arabe filloi të mërkurën 29 mars në rajonin e Detit të Vdekur në Jordani.
Në fjalën e tij në Samit, presidenti i Jemenit Abdrabbuh Mansur Hadi tha se regjimi iranian është promovuesi i terrorizmit në rajon, duke theksuar se milicitë Houthi dhe Saleh përdorin armët kundër civilëve me urdhër të regjimit iranian.
Ndërkohë, Emiri i Kuvajtit ‘Jaber Al-Ahmed Al-Sabah’ i bëri thirrje regjimit iranian për të respektuar sovranitetin e vendeve dhe bazat e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Gjithashtu presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi paralajmëroi haptazi regjimin iranian mbi ndërhyrjet e tij të vazhdueshme politike dhe ushtarake në punët e brendshme të vendeve arabe, për të vendosur hegjemoninë e tij ideologjike dhe fetare në rajon, duke theksuar se këto përpjekje do të ballafaqohen me reagime të unifikuar, të vendosura.