Regjimi Iranian Fajëson MEK-un për Ekspozimin e Abuzimeve ndaj të Drejtave të Njeriut

524

 Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran shprehu shqetësime të hënën përpara Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, rreth një shtimi të ekzekutimeve nën regjimin e mullahëve.

Por kur përfaqësuesi i mullahëve në UNHRC iu përgjigj fjalës së Javaid Rehman, ai u mor më shumë me rolin që opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka luajtur në ekspozimin e këtyre abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore.

Përfaqësuesi i mullahëve tha: “Më vjen shumë keq që një nga burimet kryesore për dokumentat e Raportuesit Special janë [PMOI/MEK] të cilët janë njohur nga mbështetësit e tyre si opozita dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.”

Megjithatë, është e rëndësishme të përmendim se OKB ka kohë që e quan Iranin si ekzekutuesi i parë në botë për kapita, dhe se Irani e ka refuzuar vazhdimisht kërkesën e Rehman-it për të vizituar Iranin dhe për ta vlerësuar vetë situatën.

Një nga shqetësimet më të mëdha të Rehman-it lidhur me dënimin me vdekje është se në Iran po dënohen me vdekje edhe fëmijë, gjë që është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe e konventave të OKB-së, pjesë e të cilave është edhe Irani. Ai shpjegoi se ligji iranian lejon që të dënohen me vdekje edhe vajza të moshës nëntë vjeçare dhe djem vetëm 15 vjeç.

Rehman tha: “Kjo praktikë, e ilustruar në rastet e shumta që janë shqyrtuar, e pritjes derisa shkelësi minoren i ligjit të arrijë moshën 18 vjeç para se të ekzekutohet, shtyrjet e vazhdueshme, dhe brishtësia e fëmijës për shkak të moshës së tij apo të saj, përbëjnë një model torture dhe keqtrajtimesh të tjera”.

Ai vuri në dukje se vitin e shkuar janë ekzekutuar të paktën gjashtë shkeles të ligjit në moshë të mitur, ndërsa 85 të tjerë janë të dënuar me vdekje dhe në pritje të ekzekutimit.

Rehman i bëri thirrje Iranit që ta heqë dënimin me vdekje për shkelësit e mitur të ligjit dhe kërkoi që të gjitha dënimet me vdekje të dhëna ndaj fëmijëve të zbuten në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjatë fjalimit të tij, Rehman ngriti gjithashtu çështjen e rënies së ekonomisë iraniane, e cila po kontribuon në krijimin e shumë vështirësive për popullin iranian, duke përfshirë rrogat e vonuara ose të papaguara, mungesën e ushqimit dhe ujit, pamundësinë për të aksesuar kujdesin mjekësor, rritjen e papunësisë, dhe rënien e standarteve të jetesës. Shumë iranianë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar dhe janë arrestuar për këtë, kështu që Rehman bëri thirrje për lirimin e tyre.

Ai tha: “Sot, populli i Iranit përballet me një mori sfidash. Shumë njerëz e kanë shprehur shqetësimin e tyre përmes protestave, demonstratave dhe grevave. Njerëz nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë – që nga shoferët e kamionëve deri tek mësuesit e punëtorët e fabrikave – në mbarë vendin kanë protestuar. Në këtë kontekst të sfidave të mëdha po shtohen shqetësimet për të drejtat njerëzore, duke përfshirë të drejtat për grumbullimin paqësor dhe shoqërimin në Iran.”