Saturday, September 7, 2024

Regjimi i Iranit po ju Gënjen në Lidhje me Barazinë e Femrave në Iran

 

Nga Hamideh Taati

Në shkurt, Regjimi Iranian nisi të mburrej supozimisht për një rritje në numrin e femrave që shkruajnë e lexojnë si dhe një rritje në numrin e grave që ndjekin arsimin e lartë, duke e quajtur këtë një nga arritjet më të rëndësishme të mullahëve gjatë 40 viteve të fundit.

Por, siç ndodh gjithmonë me mullahët, është e rëndësishme t’i shikojmë gjërat nën sipërfaqe. Regjimi do që të besoni se Irani është një vend i mirë për gratë, por në fakt ai po fsheh shtypjen e tmerrshme që u bëhet grave nga sundimi i mullahëve.

Në Iran, grave u mohohen sistematikisht të drejtat e tyre nga lindja, duke bërë që:

  • të privohen nga arsimimi
  • të martohen në mënyrë të ligjshme që nga mosha nëntë vjeç
  • të mos lejohen të hyjnë në klasa/vende pune ku mbizotërojnë meshkujt
  • të detyrohen të mbulohen me hixhab për të mbrojtur “modestinë” e tyre
  • të mos u lejohet aksesi në fuqinë punëtore
  • të mos lejohen të udhëtojnë pa pëlqimin e mashkullit më të afërt të tyre
  • t’u nevojitet leja e bashkëshortëve të tyre për të punuar
  • të detyrohen të mbeten të martuara me një burrë abuziv

Mullahët mund të bëjnë diçka për t’i ndaluar këto gjëra, por nuk duan. Në fakt, kohët e fundit atyre iu dha mundësia ta rrisnin moshën e martesës për vajzat në 15 vjeç, por refuzuan, dhe kanë sugjeruar madje që raportimi i abuzimit seksual është krim pasi rrit “ankthin publik”.

Nivelet gjithnjë në rritje të varfërisë në Iran, të shkaktuara nga dekada të tëra korrupsioni dhe keqmenaxhimi nga Regjimi Iranian, po e përkeqësojnë edhe më tej situatën për gratë. Disa pushohen nga puna për të ruajtur mundësitë e punësimit për burrat, disa detyrohen të merren me prostitucion për të mbijetuar, dhe disa të tjera i martojnë që fëmijë në mënyrë që familja të sigurojë para dhe të reduktojë numrin e personave që duhet të mbajë. Në thelb kjo do të thotë që etërit shesin virgjëritë e vajzave të tyre.

Gratë nuk mund të presin drejtësi as nga ligji, pasi ato shqyrtohen në mënyrë intensive për raportet e tyre për krime si përdhunimi apo dhuna familjare, dhe barra e sigurimit të provave bie direkt mbi supet e gruas. Gratë përballen gjithashtu me sulmime, duke përfshirë hedhje acidi, nga policia e “moralit” kur nuk e zbatojnë rregullin e hixhabit të detyruar.

Gjithë kjo shtypje i bën shumë gra që të lëndojnë veten apo të kryejnë edhe vetëvrasje madje. Edhe sa duhet të presim para se të mos durojmë më dhe të mbrojmë të drejtën e grave iraniane për ta përmbysur Regjimin? Gratë iraniane diskriminohen sistematikisht dhe kjo gjë do të vazhdojë për sa kohë që mullahët të mbeten në pushtet. Për këtë arsye, Regjimi duhet të rrëzohet nga pushteti.