Regjimi i Iranit në mënyrë shqetësuese rekruton fëmijë për luftërat e tij

495

NCRI – Informohet se regjimi iranian po rekruton fëmijë vetëm pesëmbëdhjetë vjeçarë për të marrë pjesë në konflikte të armatosura. Kjo është një shpërfillje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka kujtuar Iranit se Karta e OKB-së për të drejtat e fëmijëve është e zbatueshme.

Shumë nga fëmijët që rekrutohen në Iran janë nga familjet e refugjatëve. Ata dërgohen në zona konflikti, veçanërisht në Siri, ku do të luftojnë së bashku me forcat dhe aleatët e diktatorit sirian Bashar al Assad.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ndihmon në rekrutimin e të miturve. IRGC luan një rol të madh në shumë prej krimeve të regjimit dhe kjo është një arsye më tepër për të mbështetur përpjekjet e disave për të ndërmarrë veprime ndërkombëtare për të frenuar ndikimin e saj.