Iran: Tetë njerëz u arrestuan për shkak të demaskimit të mosveprimit të autoriteteve për të ndihmuar viktimat e tërmetit

407

NCRI – Forcat e sigurimit të regjimit iranian arrestuan tetë vetë ngase bënë të njohur gjendjen e tërmetit të fundit në Iranin perëndimor dhe mungesën e veprimit nga autoritetet për të ndihmuar viktimat e tërmetit dhe për të ofruar ndihmë.

Sipas njoftimeve, Arzhang Zargoush, një gazetar i një të përjavshme provinciale, u arrestua nga agjentët e inteligjencës më 23 nëntor 2017 për publikimin e një videoje të gjendjes së tërmetit të Kermanshahit dhe mungesës së veprimit nga autoritetet për të ofruar ndihmë dhe lehtësim në fshatin e Gaavmish-Cheranit, një periferi e qarkut Gilan-e Gharb.

Ky gazetar tha në video, “Autoritetet nuk ofrojnë asnjë shërbim për njerëzit dhe janë tradhtarë dhe njerëzit duan që ata të përmbysen” (Shih videoklipin më poshtë).

Nga ana tjetër, katër shtetas, të quajtur Rahman Madani, Idriss Mahmoudi, Javanro Ghaderi dhe Salam Golnavaz u arrestuan në Sardasht me akuzën e propagandës kundër regjimit dhe demaskimin e mosveprimit të zyrtarëve dhe agjentëve të regjimit në lidhje me katastrofën e tërmetit.