NCRI – SHBA kërkon që Irani, Rusia dhe Siria të konsiderohen përgjegjëse për “disa nga mizoritë më të rënda të njohura nga njeriu”, të kryera gjatë Luftës Civile shtatëvjeçare në Siri.
Të enjten, këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA, McMaster, tha se të tre vendet duhet të konsiderohen përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë kryer gjatë konflikteve, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në, tortura, uri, përdhunime, arrestime arbitrare, rrëmbime , sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, dhe përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve.
McMaster i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bashkohet me të dhe të bëjë më shumë se vetëm nxjerrjen e deklaratave që dënojnë këto abuzime, duke theksuar përdorimin e presionit politik dhe ekonomik, përfshirë sanksionet.
Kjo vjen menjëherë pasi komandanti i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, gjenerali Joseph Votel, i sugjeroi Kongresit të mërkurën se mbështetja e Iranit dhe Rusisë ka ndihmuar Bashar Assadin që të fitojë këtë luftë civile dhe të vazhdojë shtypjen e popullit sirian.