NCRI – Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Iranin se ka futur para në Irak për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, si pjesë e fushatës së përgjithshme të Iranit për të destabilizuar Lindjen e Mesme.
Të enjten, James Mattis tha se regjimi iranian po dërgon një “shumë jo [të parëndësishme] parash” në Irak për të ndikuar në votimet.
Ai tha: “Kemi dëshmi shqetësuese se Irani po përpiqet të ndikojë – duke përdorur para – në zgjedhjet irakiane. Këto para po përdoren për të ndikuar tek kandidatët, për të ndikuar tek votat – dhe besojmë se nuk është një shumë e parëndësishme. E dimë se ata po bëjnë të pamundurën për të ndikuar në zgjedhjet dhe nuk na pëlqen “.
Ndërkohë që Mattis nuk pranoi të saktësojë sasinë në dollarë amerikanë ose të thotë se çfarë rezultati shpreson të arrijë Irani në zgjedhje, është e qartë se SHBA i kundërvihet çdo përpjekjeje të një fuqie të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet demokratike të një shteti tjetër sovran.