NCRI – Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, u paraqit në seancën e Shtatëdhjetë e dytë të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork më 25 tetor, për të diskutuar situatën e dhimbshme të të drejtave të njeriut që mbizotëron në Iran që me ardhjen në pushtet të regjimit në vitin 1979.
Asma Jahangir, e cila po i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme për herë të parë që nga marrja e detyrës në nëntor 2016, dha një raport për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, i cili bazohet në burime brenda dhe jashtë Iranit. Në pjesën e fjalimit të saj në lidhje me masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988, ajo tha: “Familjet e viktimave kanë të drejtën për veprime juridike, dhe të drejtën për të ditur të vërtetën mbi këto ngjarje dhe fatin e viktimave pa u rrezikuar nga ndëshkimi. Për këtë arsye përsëris thirrjen ndaj Qeverisë për të siguruar që të kryhet një hetim i plotë dhe i pavarur mbi këto ngjarje “.