Tuesday, January 31, 2023

Raportet e Amnesty International mbi shkeljet e rënda dhe të shumta të të drejtave të njeriut në Iran

 NCRI – Amnesty International ka publikuar raportin e saj të fundit mbi situatën e të drejtave të njeriut në botë. Situata në Iran u përpunua me hollësi të madhe dhe organizata nxorri në pah shumë fusha në të cilat të drejtat e njeriut po shkelen rëndë.

Ai vinte në dukje se Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut rinovoi mandatin e Raportueses Speciale të OKB-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, megjithatë autoritetet iraniane refuzuan aksesin e saj në vend.

Rouhani, u rizgjodh për një mandat të dytë vitin e kaluar, por Amnesty International theksoi se procesi zgjedhor “diskriminoi qindra kandidatë duke i skualifikuar ata në bazë të gjinisë, besimit fetar dhe opinionit politik”. Ai shtonte se disa nga ata që janë emëruar në qeveri janë përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Shumë shkelje të të drejtave të njeriut ndodhën gjatë protestave të fundit që filluan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Shumë iranianë dolën në rrugë për të protestuar ndaj situatës së tmerrshme ekonomike të vendit, korrupsionit dhe shtypjes politike dhe kushteve të këqija sociale. Kjo çoi në mijëra njerëz të arrestuar dhe disa të vrarë. Amnesty International deklaroi se viktimat përfshijnë protestues paqësorë, gazetarë, studentë, mbrojtës të të drejtave të njeriut duke përfshirë aktivistë për të drejtat e grave, mjedisin dhe pakicave, avokatë dhe njerëz që kërkonin drejtësi për masakrën e vitit 1988.

Gjatë protestave, autoritetet gjithashtu mbyllën një numër të madh kanalesh në Telegram – një aplikim i mediave sociale mjaft popullor i përdorur nga miliona iranianë. Platforma të tjera të mediave sociale si Twitter dhe Facebook mbetën të bllokuara.

Torturimi i të burgosurve është gjithashtu një problem i madh në Iran.  Metoda të ndryshme të torturës përdoren për të detyruar të burgosurit të bëjnë pohime të rreme dhe të burgosurit janë lënë në burg në kushte të mjerueshme të tilla si mbipopullimi dhe mohimi i kujdesit mjekësor vital.  Për më tepër, shumë të burgosurve nuk u jepet ujë i nxehtë ose vend i përshtatshëm për të fjetur.