Përzjerja e Iranit në Siri po krijon një “holokaust të ri”

477

 NCRI – Një anëtar i rangut të lartë i opozitës siriane ka thënë se veprimet e regjimit të Assad Bashar-it, së bashku me aleatët e tij Irani dhe Rusia po krijojnë një “Holokaust” të ri në zonat e kontrolluara nga rebelët e kryeqytetit Damask.

Të martën, Mohammed Alloush i Ushtrisë së Islamit tha për The Associated Press se Kombet e Bashkuara duhet gjithashtu të fajësohen për tragjedinë “për shkak të falimentimit dhe gënjeshtrave për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes në botë”.

Ai i bëri këto komente pasi aktivistët e opozitës dhe paramedikët në rrethinat lindore të Damaskut raportuan të hënën vdekjen e të paktën 100 vetëve.

Në tre vjet, ky është numri më i lartë i vdekjeve të përditshme në zonë, e njohur gjithashtu si Ghouta lindore.

Alloush, grupi rebel i të cilit është më i forti në Ghoutan lindore, tha se Assadi dhe mbështetësit e tij Rusia dhe Irani ishin një “aleancë Satanike” në një nivel që është “i pashembullt që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Alloush tha: “Një holokaust i ri po kryhet nga regjimi më i poshtër në tokë”.

Përfshirja e Iranit

Regjimi iranian ka qenë i pranishëm në Siri që nga fillimi i luftës civile në 2011 dhe është shumë i përfshirë në mbijetesën e diktaturës, pasi mullahët iranianë kanë frikë se nëse Assad bie atëherë do të jetë radha e regjimit të tyre.

Po ashtu regjimi iranian beson se nëse ndihmojnë Assadin të fitojë luftën, atëherë do të ketë dy përfitime.  Së pari, do t’i dërgojë një mesazh forcave të opozitës demokratike në Iran mbi marrjen e regjimit.  Së dyti, do ta vërë Assadin në borxh me regjimit iranian dhe do të bëjë që Siria të bëhet një tjetër shtet vasal i Iranit në Lindjen e Mesme.