Friday, March 29, 2024

Punëtorët iranianë vazhdojnë protestat kundër privatizimit të kompanisë së vajit

 

Iran, 19 shkurt 2019 – Punëtorët e Kompanisë Jahan të Vajit Vegjetal në Zanjan të provincës Azerbaixhan, kanë disa ditë që protestojnë kundër privatizimit të kompanisë dhe rrogave të papaguara për tetë muaj. Të dielën, punëtorët zhvilluan demonstratat e tyre për të tretën ditë rresht përballë zyrës së guvernatorit në Zanjan.

Këta punëtorë kanë protestuar për disa muaj për rrogat e papaguara dhe mungesën e sigurisë së punës. Në nëntor, pas disa javëve protestë, zyrtarët premtuan se do t’i paguanin rregullisht punëtorët e kompanisë, të cilët janë me qindra.

Por këto premtime nuk janë mbajtur si duhet, dhe në janar, punëtorët dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër problemeve të tjera të kushteve të punës. Ata janë gjithashtu të shqetësuar se fabrika po i afrohet gradualisht mbylljes pasi puna po bëhet gjithnjë e më e pakët dhe zyrtarët e kompanisë thonë vazhdimisht se nuk i kanë fondet për ta mbajtur fabrikën e vajit vegjetal.

Një nga burimet kryesore të problemeve në industritë e Iranit është “privatizimit” i fabrikave e kompanive të ndryshme. Kjo praktikë përfshin transferimin e pronësisë së kompanive të sektorit publik tek individë të lidhur ngusht me zyrtarë e institucione të regjimit. Këto kompani zakonisht likuidohen me çmime të ulëta dhe më pas përjashtohen nga rregullat e mbikëqyrjes dhe transparencës, duke u dhënë kështu pronarëve të rinj rastin për të plaçkitur pasuritë e vendit. Disa kompani të rëndësishme iraniane kanë shkuar drejt falimentimit dhe mbylljes përmes privatizimit. Punëtorët e Jahan Oil kanë frikë se edhe ata do të përballen me një të ardhme të tillë.