Të dielën pati nëntë tubime protestash në Iran, ku disa grupe të ndryshme në kryeqyteitn Teheran kërkonin të paguheshin për punën e tyre, ndërsa në qytete të tjera njërëzit kërkonin rikthimin e parave të tyre të vjedhura dhe të tjerë i bënin thirrje qeverisë iraniane që të mbrojë mjedisin. Le t’i shikojmë më me detaje.
Kontraktuesit
Në Teheran, një grup kontraktuesish nga zona u grumbulluan jashtë këshillit të qytetit për të kërkuar pagesen e faturave të tyre dhe dorëheqjen e Kryebashkiakut të Teheranit, Hanachi, i cili mori detyrën në dhjetor.
Kontraktuesit thërrisnin: “Duam paratë tona”.
Këshilli i qytetit të Teheranit është 54 milion toman në borxh, sipas zyrtarëve vendas, falë ish-kryebashkiakut dhe ish-komandantit të IRGC-së Mohammad Qalibaf.
Punonjësit e Equity Shares
Punonjësit e Equity Shares, që është një lloj plani subvencionesh i qeverisë, u grumbulluan jashtë Ministrisë së Ekonomisë në Teheran për të kërkuar rrogat e papaguara prej katër vjetësh. Protestuesit erdhën nga i gjithë vendi.
Një protestues tha: “Jemi rreth 1,500 njerëz që kemi punuar në zyrat e Equity Shares për 12 vjet por gjendja e punës sonë nuk është përcaktuar ende. Nuk kemi marrë rrogat e 48 muajve, gjë që na ka lënë në një gjendje shumë të keqe të jetesës.”
Punonjësit e spitalit të Karaj
Punonjësit e Spitalit Khomeini në Karaj u mblodhën në kampusin e spitalit për të kërkuar pagesat e vonuara për 11 muaj. Një protestues tha se punëtorët nuk i kanë marrë rrogat për katër muaj, ndërsa bonuset u janë vonuar për 8 deri në 11 muaj.
I njëjti protestues tha se nëse nuk u plotësohen kërkesat, protestuesit do të drejtohen për nga zyra e governoratit në provincën Alborz në ditët e ardhshme.
Punëtorët e projektit të kompleksit të argëtimit
Njerëzit që punojnë në ndërtimin e një biznesi dhe kompleksi të madh argëtimi që do të krijohet në qendër të Tabrizit, u grumbulluan në qytet për të protestuar për faktin se nuk u janë paguar rrogat për shtatë muaj.
Punëtorët e fabrikës së vajit vegjetal
Punonjës të një fabrike të vajti vegjetal në Zanjan u grumbulluan për të protestuar për mos-marrjen e rrogave për pesë muaj, si dhe për probleme me planet e sigurimeve. Ata thonë gjithashtu se fabrika ka probleme në sigurimin e lëndës së parë.
Punëtorët e Bashkisë Bastan
Punonjës të Bashkisë Bastan u mblodhën për të protestuar për gjashtë muaj vonesë pagesash si dhe për problemet me planet e tyre të sigurimit.
Ambjentalistët
Ambjentalistë dhe banorë të Isfahanit u grumbulluan për të protestuar ndaj bllokimit nga qeveria të ujit të lumit Zayanderud.
Rishtazi, Regjimi e hapi rrugën e ujit për 20 ditë në mënyrë që t’u jepte fund tubimeve të fermerëve të zemëruar, të cilat kanë mbi një vit që zhvillohen. Fermerët protestojnë kundër mungesave të ujit që shkatërrojnë prodhimet e tyre.
Kreditorët
Një grup njerëzish të mashtruar nga Zona e Arit të Samen-it u grumbulluan jashtë Bankës Qendrore të Teheranit për të kërkuar kursimet e tyre të humbura.
Ata thërrisnin: “Irani është një fole hajdutësh e paparë tjetërkund në botë.”
Ndërsa në Mashhad, kreditorët të cilëve u janë vjedhur kursimet nga Institucioni Caspian Credit i mbështetur nga Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC), u mblodhën jashtë zyrave të institucionit për të kërkuar rikthimin e kursimeve të tyre.
Këto protesta kanë mbi dy vjet që zhvillohen, dhe si qeveria, ashtu edhe banka qendrore u kanë premtuar kreditorëve rikthimin e parave të tyre.