Wednesday, September 11, 2024

Pse regjimi i Iranit çka më shumë ka frikë është ‘populli’?

Rreziqet që paraqet Irani në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së tij ndaj terrorizmit, ekstremizmit dhe fundamentalizmit islamik janë të pamohueshme. Mbështetja e vazhdueshme e Iranit ndaj milicive të ndryshme ka krijuar një të ashtuquajtur gjysmëhënë shiite në të gjithë rajonin. Trazirat në rritje brenda vendit, veçanërisht pas tërmetit të fundit që tronditi Iranin perëndimor, po e rëndon regjimin dhe po i tregon bashkësisë ndërkombëtare të çarën kryesore në koracën e Iranit.

Kjo u dëshmua gjithashtu më 29 tetor, pasi regjimi nisi një përpjekje masive për të penguar çdo grumbullim që shënonte Ditën Ndërkombëtare të Kirit, në kujtim të një sundimtari të lashtë persian, i njohur si autori i kartës së parë të të drejtave të njeriut në botë. Më 23 nëntor, Keyvan Salami ka shkruar në “American Thinker” si më poshtë:

Sipas raporteve Irani ka vënë mijëra Roje Revolucionare (IRGC), Basij dhe punonjës të Ministrisë së Zbulimit, së bashku me një numër të madh agjentësh me veshje civile, për të parandaluar çdo grumbullim të mundshëm që pasqyron skenarin e 2016-ës në të njëjtën ditë.

Gjithashtu, Irani po përdor një fushatë mediatike brenda dhe jashtë vendit, duke pretenduar se ka shkatërruar një komplot nga “disidentë të huaj dhe rryma që janë kundër klasws sunduese”, siç shpjegohet në një fletushkë të shpërndarë nga policia e shtetit duke paralajmëruar kundër çdo tubimi.