Friday, March 29, 2024

Protestat nga sektorë të ndryshëm shoqërorë vazhdojnë në Iran

Protesta nga klasa të ndryshme të popullit iranian në të gjithë vendin

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi më 27 Janar 2020.

Shumë protesta janë zhvilluar në të gjithë Iranin gjatë ditëve të kaluara nga klasa të ndryshme sociale. Drejtuesit e taksistëve nga Kompania Pakrou Sabz Qeshm organizuan një protestë përpara zyrave të kompanisë në Teheran të Dielën, ku ata hodhën parullat anti-regjim, si “Vdekje për zyrtarët e korruptuar”.

Agjentët e regjimit iranian atëherë filluan të përdorin disa nga metodat e tyre të sofistikuara dhe të provuara më parë për frikësimin e protestuesve, në mënyrë që të pengojnë më shumë njerëz të bashkohen në mitingje dhe të parandalojnë sa më shumë mitingje, duke filmuar protestat.