Znj. Rajavi përshëndet grevistët dhe thotë se, për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, varfëria, inflacioni dhe papunësia do të vazhdojnë.
Të shtunën, më 10 nëntor, shoferët e kamionëve e automjeteve të rënda e vazhduan grevën në qytete të ndryshme të vendit për të dhjetën ditë të raundit të ri.
Më herët, në muajt qershor, gusht dhe shtator, ata bënë grevë për shkak të kushteve të rënda të jetesës, tarifave te ulëta të ngarkimit, kostove të larta të pjesëve të këmbimit, kushteve të rënda të sigurimit, e të tjera. Greva e tetorit zgjati 21 ditë.
Në raundin e katërt të grevës së tyre, përveç kërkesave të mëparshme, shoferët bëjnë thirrje edhe për lirimin e kolegëve të tyre që u arrestuan gjatë raundit të tretë të grevës. Regjimi është përpjekur ta parandalojë grevën duke përdorur gjithfarëlloj presionesh e kërcënimesh.
Puntorët e kallam sheqerit në Haft Tapeh e vazhduan grevën e tyre për të gjashtën ditë rresht në protestë ndaj mos-marrjes së pagave që i takojnë brenda kompanisë. Disa prej tyre e kanë përhapur protestën në qytet në mënyrë që të dëgjohet zëri i pafajësisë e dëshirave të tyre.
Punëtorët e Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz protestuan gjithashtu të shtunën, duke u mbledhur përpara zyrës së guvernatorit në qytet. Ata thërrisnin: Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi; Hossein Hossein, është slogani i tyre, grabitja është krenaria e tyre; çfarë kanë bërë me fabrikën në prapaskenë?
Punëtorët e projektit të Linjës 6 të trenave urbanë të Teheranit protestuan gjithashtu ndaj mos-marrjes së rrogave të tyre përpara zyrave qendrore të kompanisë.
Pjesë të pazarit dhe pronarët e dyqaneve në rrugën 15 Khordad të Teheranit protestuan kundër kostove të larta dhe mungesës së mallrave e të konsumatorëve, dhe refuzuan të hapin dyqanet.
Fermerët e varfër të qyteteve e fshatrave rreth Isfahanit, si Ghahderijan. Varzaneh, Najaf Abad, Khorasgan e të tjerë, vazhduan demonstratat dhe protestat kundër privimit nga e drejta e tyre për ujë dhe kushteve të vështira të jetesës. Ata thërrisnin: “Nuk duam të poshtërohemi!”; “Uji i Zayandeh Roud është e drejta jonë e patjetërsueshme.”
Mullahu Alam-ul-Hoda, anëtar i Asemblesë së Ekspertëve të regjimit dhe përfaqësues i Khamenei-t në Mashhad, të premten më 9 nëntor, pohoi: “Inflacioni mbi 40% i shkaktuar nga recesioni e ka shkatërruar ekonominë. … Kjo është situata e punëtorëve tanë që kanë mbetur pa punë, me familjet që i kanë mbetur pa ushqim, dhe minatorët që punojnë në kushtet më të këqija, punojnë në minierë, nën tokë dhe nuk marrin pagat ditore.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur vendosmërinë e shoferëve të kamionëve, fermerëve të varfër të Isfahanit, punëtorëve të shtypur të fabrikës së kallam sheqerit Haft Tapeh dhe të çelikut në Ahvaz, si dhe të grevistëve të tjerë në vend, dhe i ka bërë thirrje bashkëqytetarëve, sidomos të rinjve, për t’i mbështetur, duke thënë: “Varfëria, inflacioni, papunësia dhe korrupsioni janë sjellë në vendin tonë nga fashizmi fetar, dhe do të vazhdojnë për sa kohë që ky regjim mesjetar të jetë në pushtet.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
10 nëntor 2018