Protesta Sociale ne Iran

461

E premte, 16 Shtator 2016

NCRI – Tehran – Një grup personash që kanë humbur pronat e tyre nëpërmjet investimit në “Padideh” institut krediti, u mblodhën të mërkurën në 14 shtator përpara Ministrisë së Ekonomisë në Teheran për të protestuar kundër mungesës së hetimit ndaj pronave te tyre të vjedhura.

Demonstruesit dërguan një letër, duke treguar gjendjen e tyre kritike financiare dhe duke kërkuar një hetim urgjent për pronat e tyre të vjedhura.
Kerman (Southeastern Iran) – Në shenjë proteste kundër mospagimit të pagave të tyre të prapambetura, më shumë se 300 “Golnaz Food Industry” punëtorë në Kerman mbyllën fabrikën duke lënë përpara portës së fabrikës makinat e tyre të mërkurën në 14 shtator. Protesta kishte filluar një ditë më parë. Një anëtar i këshillit të punës të fabrikës theksoi se punëtorët kanë marrë rrogat e tyre të fundit në maj dhe vazhdoi: “80 për qind e punëtorëve u shkarkuan pa u paguar”

Ai tha se; “Punëtorëve u eshte thene se në fabrikë mbaroi lënda e parë, ndërkohe që depo e fabrikës ishte plot. Ai shtoi: “Ne u mblodhën disa herë gjatë tre muajve të fundit, por nuk kemi marrë përgjigje nga askush.”

Media shtetërore iraniane raportuan lajmin nën titullin: “Fabrika e Vajit të Perimeve” në Kerman është mbyllur”.

Bandar Abbas (ne jug te Iran) – Sipas njoftimeve, tregtarët e arit në Bandar Abbas vazhdojnë grevën e tyre. Grevistët thonë se do te jemi në greve deri sa tatimet shtypëse të hiqen, ata do të refuzojnë të rihapin dyqanet e tyre.
Ajo që duhet të theksohet është se tregtarët e arit në Bandar Abbas hynë në grevë nga data 29 gusht për të protestuar kundër grabitjeve nëpërmjet taksave.

Yasuj (Southwestern Iran) – Një grup i fermerëve në Yasuj mbajtën një protestë para Organizatës të Veterinarisë në qytet. Për të treguar pakënaqësinë e tyre, fermerët kanë derdhur një sasi të madhe të qumështit në terren duke kërkuar që problemet e tyre ekonomike të zgjidhen.

Ilam (Western Iran) – Sipas njoftimeve, një grup njerëzish që kanë humbur pronat e tyre nëpërmjet investimit në “Arman” institut krediti në Ilam, mbajtën një protestë para institutit, duke kërkuar kthimin e pronave të tyre të vjedhura.