Zonja Marjam Raxhavi, presidentja e zgjedhur e NCRI tha në Ashraf – 3: Kombi ynë nuk ka ndalur kurrë të ngrihet në revolta; padyshim që do të arrijë lirinë dhe do të rimarrë sovranitetin e popullit të uzurpuar
Marjam Raxhavi: Kombi ynë kurrë nuk ka ndalur të ngrihet dhe të revoltohet; padyshim që do të arrijë lirinë dhe do të rimarrë sovranitetin e popullittë uzurpuar
Në lidhje me ato që u thanë në një mbledhje të anëtarëve të Organizatës Popullore Mxhjahedin të Iranit (PMOI / MEK) në Ashraf-3 në Shqipëri, duke përkujtuar përvjetorin e revolucionit antimonarkik të vitit 1979 në Iran, Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Ky revolucion ishte vazhdimi i Lëvizjes Kushtetuese dhe Lëvizjes Nacionaliste të Dr.Mukamed Mossadeq, dhe u plotësua me gjakun e PMOI dhe luftëtarëve të tjerë që u ekzekutuan nga policia sekrete e Shahut, SAVAK, në vitet 1970. Fatkeqësisht, shtypja e Shahut për lëvizjet nacionaliste dhe demokratike hapi rrugën për uzurpimin e revolucionit të vitit 1979 nga Khomeini dhe grupi i tij klerikal. Politikat perëndimore ndihmuan Khomeinin të konsolidojë sundimin e tij monopolist. Por kombi ynë nuk ka ndalur kurrë të ngrihet dhe të revoltohet; padyshim që do të arrijë të gjejë lirinë dhe do të rimarrë sovranitetin epopullit të uzurpuar.
Që në fillim, MEK hodhi poshtë mentalitetin reaksionar të mullahëve, nuk votoi kushtetutën e Khomeinit, e cila ishte e bazuar në parimin e sundimit absolut të klerikëve, dhe kundërshtoi misogjninë e mullahëve, ligjin e Sheriatit dhe politikat shtypëse, Tha znj. Rajavi.
Presidentja e zgjedhur e NCRI shtoi pastaj duke thënë se, kryengritjet e nëntorit 2019 dhe janarit 2020 konfirmuan gatishmërinë e popullit iranian për të rrëzuar teokracinë në pushtet dhe për të bërë hapa vigane drejt një Irani demokratik dhe pluralist. Duke ofruar 1500 dëshmorë, populli i Iranit demonstroi se ata janë të gatshëm të paguajnë çmimin e lirisë. Këto kryengritje u bënë goditje shkatërruese dhe të pariparueshme për regjimin klerik, aq sa nuk mund të rivendosin stabilitetin dhe ekuilibrin e tyre të humbur.
Zonja Raxhavi kujtoi se në 1979, protestat e pandërprera nga njerëz në qytete të ndryshme sollën përmbysjen e Shahut. Dhe tani, të njëjtat kryengritje që nuk tregojnë shenja të uljes, pavarësisht shtypjes brutale të regjimit klerik, dhe, me ndihmën e Njësive të Rezistencës dhe të Ushtrisë së Çlirimit, do të sjellin përmbysjen e Sheikëve. Njësitë e Rezistencës përfaqësojnë pishtarët e atyre kryengritjeve dhe rinia rebele po udhëheq rrugën për një kryengritje më të madhe dhe më vendimtare.
Ajo theksoi se Khamenei po përpiqet të mbushë parlamentin reaksionar me besnikë absolut sepse ai shikon shtrëngimin e rradhëve si zgjidhjen e vetme për t’u marrë me krizën aktuale.
Por, pavarësisht nëse ai arrin apo dështon në këtë përpjekje, në fund të fundit, regjimi klerikal nuk ka rrugëdalje tjetër dhe nuk mund të parashikojë rrëzimin e tij. Populli iranian ka hedhur votën e vet të vërtet gjatë kryengritjeve në nëntor 2019 dhe në janar 2020. Kjo votë është përmbledhur në parullat si “poshtë parimit të velajat-e faqih”, “vdekjes së Khameneit” dhe “vdekjes për Rouhanin”. Dhe mbi këtë bazë, populli do të bojkotojë zgjedhjet e paligjshme parlamentare të mullahëve më shumë se kurrë më parë. Bojkotimi i zgjedhjeve të turpit është një detyrë atdhetare dhe solidariteti e popullit iranian me dëshmorët e tyre, veçanërisht për 1.500 dëshmorët e kryengritjes së nëntorit. Ligjet që ky parlament ka ratifikuar gjatë 40 viteve të fundit kanë shërbyer dhe nuk do të shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç se rritjes së shtypjes, misogjinisë dhe plaçkitjeve, të cilat janë në kundërshtim me interesat e popullit dhe për këtë arsye janë të pavlefshme. Të gjithë deputetët e parlamentit të regjimit janë ndër ata që janë të përfshirë në krimet dhe tradhtitë e regjimit.
Zonja Raxhavi përfundoi fjalën e saj duke thënë se, NCRI është bartësi i flamurit të përmbysjes së regjimit dhe avokati këmbëngulës i parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të nevojshme për demarkacionin kundër këtij regjimi dhe për krijimin e një Irani demokratik të ardhshëm. Tani, është koha për të krijuar një Iran pa asnjë formë diktature; një Iran pa tortura, ekzekutime dhe diskriminim fetar dhe gjinor. Ka ardhur koha për të krijuar një republikë të bazuar në votën e lirë të popullit iranian, bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, dhe e bazuar në pluralizmin, drejtësinë dhe barazinë.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 Shkurt, 2020