Dita e nëntëmbëdhjetë e protestave mbarëkombëtare nga infermierët: Sulmi nga forcat e Khameneit dhe arrestimi i disa infermierëve
Znj. Marjam Raxhavi: Protestat e infermierëve të dhembshur pasqyrojnë zemërimin e shumicës dërrmuese të popullit iranian kundër regjimit. Mbështetja e tyre është detyrë kombëtare dhe morale.
Të mërkurën, më 21 gusht, infermierët në të gjithë vendin organizuan protesta për të nëntëmbëdhjetën ditë në Teheran dhe qytete të ndryshme anembanë Iranit. Protestat ishin në përgjigje të kushteve të rënda ekonomike, presionit të padurueshëm të punës dhe vjedhjes së pagave të tyre.
August 21—Tabriz, northwest Iran
Strikes and protest rally by nurses and medical specialists, demanding better working conditions, higher wages, and other basic needs.#IranProtests pic.twitter.com/o1Ns6jJVDq— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) August 21, 2024
Puna jashtë orarit të detyrueshëm, turnet 12-orëshe dhe pagat jashtëzakonisht të ulëta i kanë shtyrë infermierët nën kufirin e varfërisë, duke i privuar edhe nga një standard minimal jetese. Regjimi shkel marrëveshjet dhe kontratat e veta me infermierët, duke refuzuar të zbatojë rregulloret për çmimin e shërbimeve. Sipas Fereydoun Moradi, anëtar i Këshillit të Lartë të Sistemit të Infermierisë, 150 deri në 200 infermierë migrojnë çdo muaj.
August 21—Kermanshah, western Iran
Nurses rally in front of the Medical Sciences University to continue strikes and protests for higher wages and better working conditions. #IranProtestspic.twitter.com/8vTUybNSRo— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) August 21, 2024
Znj. Marjam Raxhavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, vlerësoi infermierët punëtorë dhe të dhembshur, duke deklaruar se duke vazhduar protestat e tyre dhe duke rezistuar ndaj sulmeve të forcave shtypëse, ato pasqyrojnë zemërimin e shumicës dërrmuese të njerëzve dhe punëtorëve kundër regjimit. Ajo shtoi se mbështetja e infermierëve që i shërbejnë popullit iranian ditë e natë është një detyrë kombëtare, morale dhe njerëzore.
August 21—Isfahan, central Iran
Nurses of Isfahan continue strikes and protests for higher wages and better working conditions.
"Shout for your rights!" protesters chant.#IranProtestspic.twitter.com/DFygZDIpnX— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) August 21, 2024
Zonja Raxhavi theksoi se përderisa infermierët durojnë kushtet më të vështira, pasuria e kombit dhe pasuria e popullit po grabiten nga bandat kriminale në pushtet ose po shpërdorohen për shtypjen, terrorizmin dhe projektet luftënxitëse që synojnë ruajtjen e sistemit të poshtër të mullahëve. Krijimi i demokracisë dhe sovranitetit popullor është mënyra e vetme për t’i dhënë fund shtypjes dhe vuajtjes që ka duruar populli i Iranit.