Thursday, March 28, 2024

Politikanët britanikë: Debatojnë mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në Iran

E Enjte, 30 Qershor 2016

NCRI – Dhoma e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar kan bërë një debat të Martën, më 28 qershor, për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. Parlamentarët britanikë diskutuan mungesën e përparimit në këtë çështje që nga marrëveshja bërthamore e vitit të kaluar.
Dr Mateu Offord, deputeti konservator për Hendon, ka thënë: “Unë ndjehem keq për vendimin e Qeverisë së Madhërisë së Saj për ndarjen e abuzimeve të drejtave të njeriut të Iranit dhe mbështetjen e terrorizmit nga negociata bërthamore. Unë besoj se kjo ishte një mundësi e humbur, duke i dërguar mesazhin e gabuar Iranit. “

Në fakt, shtypja e fjalës së lirë dhe mosmarrveshjet politike kanë rritur valën e arrestimeve të mbështetësve të drejtave të njeriut, liderëve të unionit, mbështetësve të opozitës dhe gazetarëve. Ata janë mbajtur në pretendimet fals për sigurinë kombëtare dhe disa ende mbeten në burg dhe janë subjekt torture.
Deputetët diskutuan për fatin e të burgosurve politikë, si Xhafer Azmizadeh, i cili ka qenë në grevë urie për më shumë se dy muaj, Narges Mohammadi, që i është mohuar marrja e ilaçeve , dhe Saleh Kohandel, i cili është torturuar dhe është mbajtur në qelin e izolimit gjatë nëntë viteve të fundit vetëm sepse mbështet grupin kryesor opozitar iranian Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI ose MEK).
Shkalla e ekzekutimeve në Iran është rritur me shpejtësi gjatë presidencës së Hassan Rouhani, theksuan deputetët. Rreth 2,400 persona (duke përfshirë gra dhe të mitur) janë ekzekutuar nga regjimi vetëm për tre vjet; vetëm në vitin 2015, OKB-ja vlerëson se ka pasur pothuajse 1,000 njerëz të dënuar me vdekje nga shteti.
Mike Freer, deputeti konservator i Finchley dhe Golders Green, ka thënë: “Shumë prej nesh u inkurajuan për të mbështetur heqjen e sanksioneve për të parë një shkrirje të shtypjes së regjimit. Duke pasur parasysh rritjen dënimeve me vdekje, persekutimin e vazhdueshëm të grave dhe minoriteteve, si dhe shtypjen e opozitës … ne kemi qenë të mashtruar. “
Sir Roger Gale, Deputet Konservator për Thanet Veriorë, ka thënë se Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata Popullore Mujahedin e Iranit (PMOI) duhej për të marrë mbështetjen ndërkombëtare në fushatën e tyre për të rrëzuar regjimin.
Deputetët cituan se ish zëvendës drejtuesi i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe programin e Afrikës së Veriut, Said Boumedouha, tha se “numri i ekzekutimeve është tronditës duket si ” tabloja e një pikture “ogurzezë” e shtetit duke i akuzuar ato për gjyqësi të sanksionuar dhe vrasje në shkallë masive. “
Boumedouha e bëri atë fjalim në korrik të 2015, por deputetët thanë se asgjë nuk ka ndryshuar që nga koha e miratimit të marrëveshjes bërthamore.
Në fakt, është dyshuar se paratë e ngritura përmes marrëveshjes bërthamore do të financojë Trupat Islamike të Gardës Revolucionare të regjimit iranian (IRGC), të cilët ishin caktuar si një organizatë terroriste nga SH.B.A.
Margaret Ferrier dhe Dr Philippa Whitford, deputetët e SNP nga Rutherglen dhe Hamilton Perëndimor, dhe Ayrshire Qendrore, respektivisht i kujtoi parlamentit realitetin e ashpër për gratë dhe vajzat në Iran, të cilat mund të sulmohen spse nuk kanë veshur hixhabin e duhur,Gjithashtu grave mund ti mohohet ushqim, strehim ose të hollat, nëse ata nuk kryejnë detyrat dhe vajzat nëntë vjece martohen me forcë me meshkuj shumë herë më të mëdhej në moshë.
Dr. Offord hedh poshtë idenë se shkeljet e të drejtave të njeriut janë rezultat i vijës së ashpër duke lënë të mendohet se Rouhani nuk është në gjendje ti ndalojë.
Ai tha: “As Rouhani, as qeveria e tij nuk kanë dënuar ndonjëherë publikisht duke distancuar veten e tyre nga ekzekutimet dhe përdorimi i varjes në publik. Por në të kundërtën, Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë përdorimin e dënimit me vdekje. “
Një conferenceë per “Iranin e Lirë ”që do të mbahet më 9 korrik, në Paris, do të morin pjesë politikanë, liderë botërorë dhe përkrahësit të PMOI opozitës iraniane.
Z. Mark Williams, deputeti Liberal Demokrat nga Ceredigion në Uells tha se edhe ai , si Dr Offord, ka “marrë pjesë në konferencat vjetore në Paris të sponsorizuara nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.”
“Në këto takime ka gjithmonë më shumë mundësi për të folur me të mërguarit iraniane nga e gjithë bota. Ndoshta 100.000 njerëz do të shkojnë në atë konferencë,duke përfshirë familjet e të cilëve kanë përvojë të drejtpërdrejtë të shkeljes së të drejtës së njeriut. Shumë shpesh atyre i është mohuar mundësinë për të komunikuar me familjen në shtëpin në Iran, nga frika. Gjithashtu aty mun të takoshë njerzë të të cilët e kanë përjetuar persekutimin”.
“Qasja jonë ndaj Iranit duhet të përfshijë një dialog aktiv dhe të drejtpërdrejtë me grupet opozitare të angazhuar për ndryshimet demokratike dhe të drejtat themelore të njeriut që duhet të jenë të zakonshme në çdo shoqëri të qytetëruar. … Njerëzit e kuptojnë se PMOI dhe zonja Merjem Rajavi janë luftëtarët për ndryshimet demokratike. Kjo është ajo që është përforcuar dhe nga programi 10 pikësh, “shtoi ai.