Friday, March 29, 2024

Plani i ri i SHBA për të frenuar ekspansionizmin e regjimit të Iranit

NCRI – Qarkullojnë informacione se zyrtarët e lartë të Pentagonit po hartojnë plane për të frenuar ndikimin e rrezikshëm të Iranit në Lindjen e Mesme.

Sekretari i Mbrojtjes James Mattis thuhet se i ka kërkuar Pentagonit të hartojë plane për të përdorur ushtrinë amerikane për të frenuar ekspansionin e regjimit iranian në vendet fqinjë (përmes pushtimit ose grupeve të autorizuara) dhe t’i përmbajë ato nëse aktualisht janë atje.

Një zyrtar i afërt me Mattis tha: “Po mendohet shumë lidhur me Iranin”.

Kjo ndodh njëherësh me përpjekjet e administratës Trump për të krijuar një aleancë diplomatike dhe ekonomike ndërkombëtare që t’i kundërvihet ndikimit në rritje të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson organizoi një takim me homologët e tij në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani për të koordinuar një mision të përbashkët për t’iu kundërvënë Iranit përmes mjeteve diplomatike dhe ekonomike.

Askush nuk dëshiron një luftë, por SHBA e sheh si kërcënim lejimin e “ndikimit të keq” të Iranit për të vazhduar pa pengesa.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare HR McMaster kohët e fundit tha në një forum sigurie: “Ajo çka iranianët kanë bërë në mbarë Lindjen e Mesme është përshpejtimi i cikleve të dhunës në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga këto mjedise kaotike, të përfitojnë nga shtetet e dobëta, t’i bëjne ato të varen prej tyre për mbështetje. “

Ai tha se kjo duhej përmendur sa më shpejt.