Një javë pas tërmetit vdekjeprurës në rajonet perëndimore të Iranit, njerëzit ende nuk kanë furnizime minimale. Shumë fshatra ende nuk kanë tenda, ushqim, ujë dhe energji elektrike. Regjimi iranian, i njohur për vjedhjen dhe plaçkitjen e popullit, ka lënë banorët e goditur nga tërmeti në dimër të ftohtë nën rrënojat. Kjo ka sjellë rritjen e urrejtjes publike.
Një pilot helikopteri në Fort Abuzar të Sarpol-e Zahab tha këto në lidhje me ato çka pa tek fluturonte mbi rajonin e goditur nga tërmeti: “Pamë shumë skena … ndryshe nga ato që shihni në [TV shtetëror] … katastrofa që kemi parë është shumë më e rëndë dhe e gjerë nga ajo që tregohet në [TV shtetëror] ose në internet. Ajo që po shoh është se njerëzit po ndihmojnë ndërsa përpjekjet e shtetit për të ndihmuar janë shumë të dobëta “.