NCRI – Franca kërkon të tregohet më e ashpër lidhur me programin e raketave balistike të regjimit iranian, duke bërë thirrje të mërkurën për një dialog “pa kompromis” dhe një negocim të mundshëm rreth programit të ndarë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore (Franca, Britania, Kina, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara).
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Agnes Romatet-Espagne tha: “Franca është e shqetësuar për ritmin e vazhdueshëm të programit të raketave iraniane, i cili nuk përputhet me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit (U.N.) dhe që është burim i destabilizimit dhe pasigurisë për rajonin”.
Rezoluta 2231, e cila mishëron marrëveshjen bërthamore, i bën thirrje regjimit iranian të mos ndërmarrë asnjë aktivitet lidhur me një raketë balistike të aftë për të mbajtur një ngarkesë bërthamore.