Përshëndetje e Maryam Rajavit për Krishtjindjen dhe Vitin e Ri

362

E premte, 23 dhjetor 2016

Krishtlindja është dita kur bota u bekua me lindjen e profetit të madh të Perëndisë.

Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë të krishterët në Iran dhe në botë.

Krishtlindja është dita e gëzimit, shpresës dhe shpëtimit të njerëzimit.

 

Gjithashtu admirojnë në këtë ditë Virgjëreshën Mari, e cila frymëzon të gjitha gratë, veçanërisht gratë e shtypura të botës.

Jezusi tha: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde.”

Kjo është arsyeja pse shumë të krishterë nga e gjithë bota mbështesin Rezistencën iraniane.

E frymëzuar nga mesazhi i tij, rezistenca iraniane dëshiron të krijojë një shoqëri të bazuar në lirinë, barazinë dhe ndarjen e fesë nga shteti.

Në të ardhmen ndjekësit iraninë të të gjitha feve, duke përfshirë edhe të krishterët do jenë të barabartë dhe të lirë dhe nuk do të persekutohen.

Në këtë prag të Krishtlindjeve dëshirojmë që mesazhi çlirues i Jezu Krishtit të përfshijë popullin tim shtypur.

Me të njëjtën shpresë, uroj një vit të ri të lumtur në 2017 për të gjitha kombet, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe njerëzit e pafajshëm të Sirisë.

2017 mund të  të jetë një vit i lirisë për vendin tim, Iranin.

U bëj thirrje të gjithëve për t’u bashkuar në solidaritet me Rezistencën e popullit iranian; për liri dhe demokraci, dhe për të filluar një kapitull të ri në jetën e të gjithë popujve të rajonit.

Burimi: http://www.maryam-rajavi.com/en/remarks/messages/item/maryam-rajavi-s-christmas-and-new-year-s-greetings