Iran: 40 vajza dhe djem të arrestuar në një festë

444

NCRI – Duke vazhduar me  valën e represionit dhe ngacmimet e njerëzve në festat e tyre private dhe në shtëpi, të shtunën shefi i policisë i regjimit iranian në Orumiyeh njoftoi se 40 vajza dhe djem u arrestuan në një festë nate në Orumiyeh (në veriperëndim të Iranit). Përveç kësaj, gjashtë vetë u arrestuan në provincën juglindore të Sistanit dhe Baluchistanit për aktivitet cyberspace.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna, më 24 dhjetor, shefi i policisë në Orumiyeh, tha: “Pasi Qendra  110 e  Emergjencës së Policisë  mori njoftimin për një festë nate të organizuar në një lagje të Orumiyehit, zyrtarët e zbatimit të ligjit menjëherë morën masa dhe arrestuan  40 persona. “

Ndërkohë, punonjësit e policisë dhe agjentët e sigurisë në Sistan dhe Baluchistan arrestuan të paktën gjashtë qytetarëve në këtë krahinë. Sipas policisë, duke bashkërenduar me Policinë Fata (Policia Cibernetike), forcat represive i arrestuan këta persona për shkak të aktiviteteve të tyre në  cyberspace dhe në mediat sociale.