Roli i MEK në protestat në Iran
Që nga mesi i nëntorit, Irani është përfshirë në një nga protestat më të përhapura në 40 vitet e fundit. Protestat fillimisht u ndezën në 15 nëntor për shkak të një rritje të çmimit të karburantit, por shpejt ato u kthyen në një kryengritje që kërkonte ndryshimin e regjimit.
Që nga ditët e para të protestave, zyrtarë të lartë të regjimit po fajësonin kundërshtarët e tyre kryesorë, Organizatën Mojahedin të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e-Khalq ose MEK) për organizimin e protestave. Protestuesit po shenjëstronin Liderin Suprem, Ali Khamenei, Hassan Rouhanin, Presidentin e regjimit, Rojet Revolucionare (IRGC) dhe po kërkonin rrëzimin e regjimit.
Kohët e fundit, kryengritja ka përshkallëzuar grindjet e fraksioneve brenda regjimit klerik, i cili e ka detyruar regjimin të zbulojë më shumë fakte për kryengritjen duke përfshirë rolin e MEK në organizimin e protestave.
Më 13 dhjetor 2019, shumë faqe zyrtare shtetërore në internet, përfshirë këtu faqen Rahe Dana, në lidhje me mosmarrëveshjet e regjimit për vonesën nga Mohammad-Javad Azari Jahromi, Ministri i Komunikimit të Regjimit, për sa i përket mbylljes se internetit, e pranoi se MEK organizoi kryengritjen.
“Një ditë pas ngritjes së çmimit të benzinës dhe njëkohësisht me deklaratat e MEK për fushata të ndryshme dhe thirrje për tubime destruktive, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga Rahman Fazli, Ministri i Brendshëm, urdhëroi Ministrinë e Komunikimit të kufizojë internetin në zona të përcaktuara. Të gjitha fushatat kryesore të MEK lidhur me këtë çështje u njoftuan të Premten në mbrëmje, dhe në deklaratat e tyre, ata bënë thirrje për mbledhje të ndryshme në orën 10:00 A.M të ditës tjetër, domethënë të Shtunën. Urdhri i Këshillit të Sigurimit Kombëtar u dha pikërisht në lidhje me këtë dhe për ta keqpërdorur qëllimisht thirrjen e MEK për trazira të Shtunën. Por Ministri i Informimit u largua pikërisht në atë kohë dhe për 24 orë ai refuzoi të zbatonte urdhrin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, “thuhej në faqen zyrtare shtetrore Rahe Dana, duke shtuar se:
Më në fund, interneti u mbyllnjë ditë më vonë, domethënë të Shtunën në 16 Nëntor, kur trazirat u organizuan gjërësisht dhe vendi kaloi në një krizë sigurie. …Akti i Zotit Jahromi mënjanoi kërkesat kryesore të njerëzve dhe të antirevolucionarëve, dhe MEK shfrytëzoi këtë mundësi që interneti të mos ishte i kufizuar …dhe të organizonte njerëzit e vet në të gjithë vendin dhe … ndezi zjarrin e rebelimeve dhe organizoi një numër tubimesh. “
Më 17 nëntor, në ditën e tretë të kryengritjes, udhëheqësi suprem i regjimit, Ali Khamenei, fajësoi MEK për protestat.
Në një adresë të transmetuar nga televizioni shtetëror, Khamenei tha: “… Nëse vini re, do të shihni që në dy ditët dhe netët e fundit janë bërë aktive të gjitha qendrat e ngacmimit … MEK-u kriminel vazhdimisht po bën thirrje për këto veprime dhe po i nxit këto veprime në mediat sociale dhe në vende të tjera. “
Edhe para kryengritjes në vitin e kaluar, “Njësitë e Rezistencës” të MEK-së kanë qenë shumë aktive në të gjitha qytetet në Iran.
“Gjatë vitit të kaluar, Njësitë e Rezistencës mbajtën ndezur flakët e protestave në të gjithë Iranin, megjithë presionin e tmerrshëm dhe persekutimin nga Gardat Revolucionare të mullahëve (IRGC) dhe Ministria e Inteligjencës (MOIS). Ata duruan dhimbje të mëdha, vuajtje, tortura dhe burgosje për të lëvizur drejt organizimit të Ushtrisë së Madhe të Lirisë, “tha Presidentja e zgjedhur e Rezistencës së Iranit, zonja Maryam Rajavi, në një mesazh për kombin iranian më 20 nëntor 2019.
“Tendenca e ngjarjeve nga dhjetori 2017 e deri më sot tregon qartë se kjo kryengritje është e qëndrueshme. Ndërsa Rezistenca iraniane përsëriti që në fillim, se regjimi klerik nuk ka fuqi të përmbajë kryengritjet dhe të shuajë revoltat e qyteteve rebele, njësive të rezistencës dhe Ushtrisë së madhe të Lirisë. Ushtria e të papunëve dhe e të uriturve, ushtria e grave të shtypura dhe ushtria e atyre që nuk kanë asgjë për të humbur përveç zinxhirëve të tyre, nuk do të dorëzohen. Ata nuk po mendojnë për reformimin e regjimit. Ata nuk po kërkojnë të sharmojnë Forcën e Sigurimit të Shtetit ose Rojet Revolucionare. Ata duan të rrënojnë tërë regjimin, ”tha zonja Rajavi në mesazhin e saj.